Pollo: Duhet ti lëmë pas debatet, qytetarët të regjistrohen me krenari (FORMULARI)
Në prag të fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, ministri i Inovacionit, një prej inicuesve të këtij ligji, ka kërkuar që të lihen pas debatet për këtë ligj dhe qytetarët të regjistrohen.
Kemi pasur debat dhe disa thirrje të tepruara, por sot është momenti t`i lëmë pas këto qasje dhe të bashkëpunojmë të tërë për censusin. Kërkoj bashkëpunim nga të gjithë, sepse është një detyrim dhe një kontribut që jep gjithsecili për veten e tij, ka theksuar Pollo, ndërsa është shprehur optimist se qytetarët do t`i përgjigjen me krenari censusit, dukë përmirësuar kështu edhe të ardhmen e tyre.
Unë i bëj apel çdo shqiptari që me krenari të bashkëpunojë me censusin dhe me krenari të deklarojë të dhënat e tij, sepse në këtë mënyrë jep një kontribut për vendin, për familjen dhe për veten e tij. Vetëm duke bashkëpunuar ne do të kemi rezultate të sakta, në mënyrë që vendimarrjet të përmirësojnë jetën tonë, ka theksuar Pollo në konferencën e organizuar nga INSTAT për censusin.
Më poshtë është formulari që çdo qytetar duhet të plotësojë për regjistrimin:
http://census.al/Resources/Data/Census2011/PyetesoriFinal.pdf