Berisha: Rama duke shkelur ligjet i ndërtoi pallat gruas

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nga qyteti i Beratit ku mori pjesë në 22 vjetorin e themelimit të PD-së, sulmoi kreun e PS-së Edi Rama, në lidhje me ndërtesën shumë të përfolur dhe të sulmuar nga selia blu ditët e fundit, në pronësi të familjarëve të Linda Bashës.
Shefi i qeverisë shqiptare tha edhe pse Rama në shkelje të hapur me ligjin ka zënë hapësirat publike për familjarët e tij dhe ka bllokuar dritaret e fqinjëve të familjarëve të tij, ai nuk mund të bllokojë rrugën evropiane të shqiptarëve, raporton bw.
“Forca që ju themeluat 22 vjet më parë do të shndërrohet si forca lokomotivë në integrimin e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Sot shqiptarët lëvizin të lirë. Qeveria ka plotësuar të gjitha kushtet që varen prej saj që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Por, sot statusi është bllokuar nga votat e atyre të lihet në vend që të lexojnë dhe të mbështesin vizionin për të ardhmen, i qëndrojnë besnik testamentit të etërve të tyre. Nga Berati mijëra vjeçar do i them Edi Ramës se duke shkelur ligje mund tu ndërtosh pallate tu zësh lulishten dhe dritaret gjitonëve të familjes tënde, por nuk mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit. Muri që ke ndritur për të bllokuar statusin do të shembet përfundimisht me 23 qershor”, deklaroi Berisha./Indeksonline/