E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama e nisi me trumbeta, tani po ikën me dajre

dokuKryeministri Sali Berisha ka qenë prezent gjatë ditës së sotme në Gramsh, ku ka inaguruar një rrugë. Ai ka thënë se, ndërsa qeveria ndërton rrugë, Rama merret me akuza boshe. Sipas Berishës, Rama ka bërë çdo gjë për bllokimin e Shqipërisë, por më 23 qershor, ai do të largohet nga politika me dajre.

Historia e integrimit fakton se, nëse ne fimosëm në vitin 2006 MSA-në, z. Rama futi fitilat, trumbetat dhe tani po e mbyll me dajre, po ikën me dajre. Kur ne e anëtarësuam Shqipërinë në NATO, Rama krijoi protestën dhe dje u thoshte qytetarëve në Paskuqan, e çfarë se u anëtarësuat në NATO, ju mbetët në natë?

Falë NATO-s jemi sot të sigurtë, sa kurrë në historinë tonë kombëtare. Jemi sot më të respektuar se kurrë në ekzistencën tonë si komb. Jemi më të sigurt se kurrë në zhvillimin tonë. Nga 2009 deri sot, se u antërësuam në NATO, kompanitë nga e gjithë bota shumëfishuam investimin në Shqipëri. Ne në 4 vite morëm 4.2 miliardë dollarë investime të huaja, me të cilat janë krijuar dhjetëra mijëra vende pune. Merituam vizat për lëvizjen e lirë. Do hapim negociatat për vend anëtar në BE, tha Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›