E Diel, 1 Nëntor 2026

(Idealisti) Dr. Flori: Nuk kam asgjë me Ilir Metën, përkundrazi e vlerësoj si politikan

dr_floriBalkanweb ka bërë një intervistë me Dr. Florin, këngëtarin që ditën e hapjes së fushatës nxori si “rastësisht” një këngë kundër Edi Ramës.

Intervistuesi Erald Rexho, e pyet nëse zhgënjimi nga marrëveshja Rama-Meta nënkupton që është edhe kundër Metës, sepse, pyet gazetari, keni kënduar në gëzimet e tij familjare.

Dhe Dr. Flori përgjigjet: Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.

I pyetur se si ka mundësi që nga kundërshtar i Sali Berishës, sot këndon në fushatën e tij, këngëtari përgjigjet: Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë. Pavarësisht se në tekstin e këngës thotë: Unë nuk jam Pazar/E as matematikë

Dhe, i pyetur drejtpërdrejt, Sa ju ka paguar Berisha?, Dr Flori gjegjet: Vota dhe rroga nuk tregohen…

http://respublica.al/artikuj/2013/05/26/idealisti-dr-flori-nuk-kam-asgje-me-ilir-meten-perkundrazi-e-vleresoj-si

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›