E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama garanci per bllokim


Kryeministri Sali Berisha e ka shndërruar takimin me Forumin Rinor të Partisë Demokratike, në një takim nga ku ka kërkuar jo vetem përkushtimin e te rinjve për zhvillimin e vendit dhe për fushatën e ardhshme elektorale, por edhe në një podium, nga i cili bëri kritika të forta për kreun e opozites, Edi Rama.

Pjesen me te madhe te fjalimit, kryeministri Berisha ia kushtoi ceshtjes se integrimit te vendit dhe gjeti tek ajo, qe e quajti rol te qellimte bllokues te opozites, pengesen kryesore per mosmarrjen e statusit edhe kete vit. Sipas kryeministrit Berisha vendimi negativ i Brukselit ishte i drejte, perderisa, sic tha ai, ne keto 2 vjet e vetmja garanci qe ka dhene Edi Rama, eshte perdorimi i votes per bllokim, duke vepruar kunder interesit te cdo shqiptari.

Ne duhet te pregatitemi per zgjedhjet e vitit 2013, ne menyre qe shqiptaret te mund te zgjidhin me voten e lire kete situate

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise “Po shkohet drejt 2013. Do jenë vetëm shqiptarët që do e zgjidhin këtë. Miqtë kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndihmuar. Nuk ka patur rezultat. Ai nuk ka dëgjuar, ka vetëm interesin e tij. Mos harroni, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, të gjitha këto e morën. Opozita e tyre nuk mendon kurrë, mund të ketë dhe mendime të tjera jo të drejta, por një mendim, që të bllokojë ligjet dhe reformat e vendit për t'u integruar në Evropë, sic e ka kreu i opozitës shqiptare dhe opozita shqiptare. Ne duhet te pregatitemi per zgjedhjet e vitit 2013, ne menyre qe shqiptaret te mund te zgjidhin me voten e lire kete situate”, tha Berisha.

Takimi me te rinjte demokrate nuk ishte vetem nje takim me mesazhe politike. Kjo e shtune, per kryeministrin Berisha, shenon edhe ditelindjen e tij te 67-te. Dhe per liderin historik te demokrateve takimi me te rinjte mund te jete nje simbolike e fshehur per te treguar se ajo qe ka rendesi nuk jane vitet, por energjia qe percjell, vecanerisht kur perpara ka beteja te rendesishme politike, zgjedhjen e presidentit dhe mbi te gjitha zgjedhjet parlamentare te 2013-es, ku kryeministri Berisha do te kerkoje nje mandat te ri per te qeverisur.

“Jam i gëzuar që po festoj ditëlindjen me ju dhe mund të them që është ditëlindja më e bukur që festoj me të rinjtë. Kurse për mua, për t'u kthyer përsëri tek ditëlindjet, vitet për mua janë vetëm numra", theksoi Berisha.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha-Rama barazim, por Shqipëria humbje?!
Andrea Stefani - Ndërkombëtarët përsëri të shtypur nga pesha e papërballueshme e thënies së një të vërtete që ulërin. Reforma, PBDNJ: Proporcional kombëtar dhe lista të hapura
Përthyerja e votës së minoritetit etnik grek në dy zona elektorale, në qarkun e Gjirokastrës dhe në Qarkun e Vlorës, penalizoi në zgjedhjet e fundit Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Partitë, si në vitin 1914
Eugen Wollfarth, kreu prezencës së OSBE-se në Tiranë, gjatë një interviste për Top Channel shprehet i shqetësuar për qëndrimin e partive politike, të cilat janë ende larg një dialogu. Haxhinasto: Duam reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse
Në mbledhjen plenare të Këshillit të Përhershëm të OSBE-se, organi kryesor vendimmarrës i kësaj Organizate foli edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto. Topi kthen ligjin e mbetjeve
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Lajmet kryesore

Mjedisi: Vendimi i Topit, politik
“Refuzimi i ligjit, në shërbim të partisë së re të Presidentit”
Lezhë, horror në Gjykatë
Bode: Nuk i prekim taksat
Protesta të sinkronizuara në 82 shtete
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›