Bode Nuk i prekim taksat

Ministri i Financave, Ridvan Bode komenton për herë të parë në një intervistë për Top Channel zërat që vijnë nga disa ekspertë, kryesisht të majtë, për braktisjen e taksës së sheshte dhe rikthimin te taksat progresive, ku të pasurit duhet të paguajnë më shumë.
"Taksës progresive ne i kemi thënë "Jo". Do të mbetemi të taksa proporcionale. Ne nuk kemi asnjë arsye për të hequr dorë nga sistemi ynë i taksave, i cili tregoi se është shumë nxitës për ekonominë dhe që përballoi me sukses të plotë goditjet e krizës më të tmerrshme, që ka njohur bota në shekullin e fundit", tha Bode.
Zoti Bode thotë se qeveria do t'i qëndrojë taksave të ulëta për biznesin, pavarësisht presioneve që kriza ka Ne nuk kemi asnjë arsye për të hequr dorë nga sistemi ynë i taksave, i cili tregoi se është shumë nxitës për ekonominë dhe që përballoi me sukses të plotë goditjet e krizës më të tmerrshme, që ka njohur bota në shekullin e fundit
Ridvan Bode
Ministri i Financave sjellë mbi financat publike.
"Kemi thënë që nuk do të kemi rritje taksash dhe nuk kemi asnjë arsye, asnjë motiv. Nuk mund ta bëjmë për mode, se diku rriten taksat", theksoi Bode.
Në maj të këtij viti Shqipëria ndërmori për herë të parë në histori një amnisti fiskale, që parashikonte faljen e disa detyrimeve. Por a po shkon ajo ashtu sic e kishte parashikuar qeveria?
"Ne presim, shpresojmë dhe dëshirojmë që gjithnjë e më shumë, pjesës informale, pjesës që duhet të deklarohet të përdorin amnistinë si një rast shumë të përshtatshëm", tha Bode.
Për shkak të ecurisë së vakët, disa grupime biznesi kanë kërkuar zyrtarisht shtyrjen e afatit të amnistisë, por për qeverinë kjo është e pamundur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia METE: CEZ të shlyejë borxhet ndaj KESH-it
Ministria e Ekonomisë, në pamundësi për të bindur CEZ-in që të shlyente detyrimet ndaj KESH-it, është detyruar të rishikonte ligjin për “trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”.
Amnistia, nuk zgjatet afati
Ministria e Financave ka bërë për herë të parë publike shifrat për ecurinë e amnistisë tani që procesi ndodhet në mes të afatit. Ndërtimi vazhdon në ngërc
Ndërtuesit ankohen se po kalojnë një nga periudhat më të vështira financiare ku kërkesa në treg është e ulët dhe likuiditetet mungojnë.
Qeveria, e paaftë të menaxhojë TVSH-në
Kryeministri Berisha iu përgjigj propozimeve të PS-së, se ulja e TVSH-së do të dëmtonte biznesin vendas. Qëndrimi i prerë i Kryeministrit ul shpresat për një manovër që do të mund të çonte në reduktimin e çmimeve. Në fakt, debati për bërjen zero të TVSH-së për disa artikuj bazë të konsumit, si mielli, qumështi, veza, dhe reduktimi në 10 për qind për vajin dhe sheqerin ka shkaktuar shumë reagime nga kampe të ndryshme të politikës. Reformat ekonomike kanë ngecur
Bashkimi Europian vëren se reformat për integrimin ekonomik të Shqipërisë thuajse kanë ngecur në vend.
Lajmet kryesore
Mjedisi: Vendimi i Topit, politik
“Refuzimi i ligjit, në shërbim të partisë së re të Presidentit”
Lezhë, horror në Gjykatë
Protesta të sinkronizuara në 82 shtete
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen