E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres e Igumenice sekuestrohen 300 kg kanabis


Një sasi e konsiderueshme bime narkotike, kanabis sativa është kapur në portin detar të Durrësit mbremjen e së premtes.

Sasia e drogës ishte fshehur në pjesë të ndryshme të një autobusi i cili po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Burime nga policia portuale bënë të ditur se janë afërsisht 100 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila ishte vendosur në pako të ndryshme dhe kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë.

Drejtoria e policisë së qarkut Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se sasia e drogës u sekuestrua në autobuzin me targa të Tiranës 3478 G që drejtohej nga shtetasi Ermir Skardileva me banim në Tiranë i cili është ndaluar nga autoritetet policore.

Ndërkohë mbi mjetin do të vazhdojë kontrolli i imtësishëm pasi dyshohet që në pjesë të tjera të tij të jenë fshehur pako të tjera me lëndë narkotike. Vitin e fundit nuk kanë munguar rastet kur sasi të konsiderueshme marijuane që vinin nga Shqipëria janë bllokuar nga rojet financiare italiane. Pavarësisht deklarimeve për ujëra të sigurta nga trafiqet e paligjshme, trafikantët arrijnë të gjejnë rrugët për të vijuar aktivitetin e tyre.

Greqi, sekuestrohet 200 kg kanabis

Policia greke e Igumenicës tha se ka shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që kishin ngritur rrjetin e tyre në Europën Perëndimore.

Sipas Zerit te Amerikes, hashashi me prejardhje nga Shqipëria transportohej drejt Suedisë me makina tregtare që eksportonin djathin grek. Autoritetet kane sekuestruar 200 kg hashash, nje arsenal armesh, ndersa kane vene ne pranga 3 persona.

Sipas policisë greke lënda narkotike pasi transportohej nga Shqipëria maskohej në podhimin blektoral që eksportohej drejt Stokholmit, ndersa paketimi realizohej në mënyrë të tilla duke mos ngjallur dyshime në kontrollet kufitare. Ndërkaq, policia e Igumenicës publikoi të dhënat për trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë gjithë këtij viti.

Sipas të dhënave, policia ka arritur të  bllokojë mbi 4 tonë bimë narkotike hashashi të futur në Greqi nga territori shqiptar. Ne nje vit jane regjistruar  227  operacione kundër narkotikëve, ndersa 333 persona janë arrestuar për këto vepër kriminale. Të dhënat e publikuara flasin për një rritje të këtij trafiku që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për policitë  shqiptare dhe greke në brezin kufitar mes të dy vendeve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Lezhë, horror në Gjykatë
Ngjarja tragjike e një dite më parë në qytetin e Lezhës, ku pati perleshje me arme për cështje pronësie me pasoje vdekjen e nje personi, con në pranga pesë persona.
Britani, kapen 9 shqiptarë
Nëntë shqiptarë të kapur ishin në mesin e 14 të huajve që po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik duke udhëtuar të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA, njofton  Agjensia Britanike e Kufirit. Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron
Gjykata e Lartë ka rikonfirmuar të premten masën e burgimit për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Durrës, aksident rrugor, shuhet familja
Një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut është shuar në orët e para të ditës së sotme.
“Betejë” në Berat
Krismat e armëve tronditën dje rreth orës 22.00 lagjen "Dëshmoret e Kombit" në hyrje të Beratit, kur dy grupe të rinjsh qëlluan ndaj njëri-tjetrit.

Lajmet kryesore

Lezhë, horror në Gjykatë
Salla e gjyqit lahet me gjak
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›