E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama genjeu per kredine e unazes

Kryeministri Berisha ka deklaruar se kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama genjeu ne lidhje me kredine per ndertimin e unazes se madhe.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise kryeministri berisha theksoi se deklaratat qe qeveria ka djegur kredine per unazen nuk jane gje tjeter vecse mashtrime dhe sipas tij qeveria do te paraqese edhe dokumenta per te vertetuar kete.

Dua ti sqaroje qytetaret se kryetari i bashkise se Tiranes i cili per fatin e keq te tyre udhehiqet ne parimin e percmimit dhe nenvleresimit dhe ndjen urrejtje ndaj qytetareve dhe i lejon vetes qe ne kete mentalitet te trasheguar nga blloku ti mashtroj pa asnje skrupull theksoi Berisha.

Me tej kryeministri Berisha duke shpallur tenderin per ndertimin e unazes se madhe te Tiranes theksoi se kryeqyteti nuk do te mbahet me peng nga Lepri.

Me tej kryeministri Berisha duke shpallur tenderin per ndertimin e unazes se madhe te Tiranes theksoi se kryeqyteti nuk do te mbahet me peng nga Lepri.

Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu referuar deklaratave te kreut te bashkise se kaosin e trafikut qe pesoi Tirana dy dite me pare e shkaktoi qeveria theksoi se kjo eshte nje nga mashtrimet me te renda qe permban ofendim ndaj qytetareve shqiptare.

Kryeministri Berisha duke e cilesuar Ramen si personin me te papergjegjshem theksoi se ai duhet ti kishte kerkuar te falur qytetareve te Tiranes per kaosin e krijuar ne trafik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›