E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Rama grabiti në Portin e Durrësit 4 miliard euro bashkë me arabët

Ish-kryeministri Berisha vijon protestën nga dritarja e banesës së tij edhe pse ka një vendim të Gjykatës së Posaçme ndaj tij që e ka lënë në arrest shtëpie.

Gjatë fjalës së tij përpara demokratëve të mbledhur poshtë shtëpisë së tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, Berisha tha se kryeministri Rama ka grabitur qindra milionë euro në aferën e iniceneratorëve.

Ai theksoi se përveç kësaj afere, Rama ka gllabëruar edhe 4 miliardë euro së bashku me arabët në projektin e Portit të Durrësit.

“Edi Rama është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëve. Po si nuk mund të jetë i urryer ai i cili grabit me firmën e tij, qindra milionë eurot e djegësit.

Po si mund të duan shqiptarët atë, i cili gjobit shqiptarët me 1 miliardë euro me Portin e Durrësit dhe u grabit 4 miliardë euro të tjera për veten dhe arabët e tij”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri tha se Rama e ka ndërtuar pasurinë e tij falë aferave korruptive ndërsa vuri në dukje se teksa shqiptarët largohen nga vendi me gomone, kreu i qeverisë bën pushime rreth botës me paratë e qytetarëve.

“Po si mund të votojnë shqiptarët një njeri i cili jeton sot në saraje 57 metra të gjata themelet, të ndërtuara të tëra mbi vjedhjen dhe përvetësimin.

Po si mund të duan shqiptarët një njeri i cili, u bë kryeministër duke deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë dhe përfundoi me saraje me një park 5 mijë metra katrorë.

Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili, kur ata marrin detërat me gomone, i bie qark globit për pushime dhe harxhon dhjetëra milionë.

Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili me soj e sorollopin e tij grabit nga mëngjesi deri në darkë, pasuritë publike të shqiptarëve”, nënvizoi Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›