E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidenti Begaj dekreton lëvizjet në qeveri të kryeministrit Rama

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka dekretuar emërimet dhe shkarkimet e kryera nga kryeministri Edi Rama në disa ministri të kabinetit të tij qeveritar.

Me krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në krye të së cilës kreu i qeverisë vendosi Blendi Gonxhjan, një bashkëpunëtor i hershëm i tij, Elva Margariti është shkarkuar nga posti i ministres së Kulturës, gjë e cila është dekretuar sot edhe nga presidenti Begaj.

Kreu i qeverisë dekretoi edhe emërimin e Blendi Gonxhjat në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjithashtu Begaj ka dekretuar edhe shkarkimin e Ervin Metes që deri dje mbante detyrën e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, tashmë ai do të drejtojë Ministrinë e Financave.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›