E Martë, 3 Nëntor 2026

Propozimi i Ramës/ Mbërrin në Presidencë për dekretim emri i Adea Pirdenit në krye të Ministrisë së Antikorrupsionit

Ka mbërritur në Presidencë për dekretim emri i Adea Pirdenit si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Tashmë pritet dekretimi nga ana e Presidentit, Bajram Begaj.

Një ditë më parë, kryeministri Rama firmosi propozimin për dekretimin e Pridentit në krye të ministrisë së re të qeverisë, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën dhe Antikorrupsionin.

Adea Pirdeni ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë deri më sot.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›