E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, mos prek institucionet

"Mosnjohja e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit nga ana e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne vetem na nderon dhe nuk na krijon probleme te tjera". Ky ishte qendrimi qe shfaqi kryeministri Berisha, njekohesisht kryetar i Partise Demokratike, gjate fjales se mbajtur ne Kuvendin e PD-se se Lezhes. Sipas kreut demokrat, Rama eshte nje njeri, i cili e merr frymezimin e tij vetem nga komunizmi dhe nga mafia. Dhe per kete shkak, mosnjohja e zgjedhjeve prej tij nuk i krijon mazhorances asnje problem. "Dua te them dy fjale zoti Rama; Mosnjohja e zgjedhjeve nga ty vetem na nderon. Kurre mos i njih. Ti ke lustruar bustet e Enverit tere femijerine tende, e ke te rrenjosur, kjo eshte mendesia e bllokmenit, kurse frymezimi qe e shtyn, eshte mafia", perkufizoi Berisha dje nga Lezha. Nisur nga debatet per mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e opozites, Berisha deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit ishin arritja me e madhe e tij politike, gjate karrieres si politikan. Kreu i ekzekutivit edhe njehere ka kembengulur, se keto zgjedhje kishin nje rendesi te vecante, sepse qytetaret votuan me dinjitet dhe se zhvillimi i tyre ne menyre te lire dhe te ndershme, eshte nje trashegimi e rendesishme per qytetaret shqiptare. "Ne ia dolem te votojme me dinjitetin me te madh te kohes sotme. Kjo eshte trashegimia me e shkelqyer qe ju leme shqiptareve. Ne duhet te jemi krenare per kete. Zgjedhjet e 28 qershorit jane arritja me e madhe ne karrieren time", pohoi Berisha. Duke i quajtur zgjedhjet e kaluara si te bekuara, kryeministri theksoi edhe faktin se ato moren certifikimin nga ana e 20 mije komisionereve socialiste ne te gjithe vendin, per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi. "Zgjedhjet i ka firmosur per here te pare opozita shqiptare, me 20 mije komisioneret e vet socialiste te ndershem. Prandaj jane zgjedhjet me te bekuara", deklaroi Berisha. Po keshtu nga Lezha, kryeministri theksoi se zgjedhjet u certifikuan si te lira dhe te ndershme edhe nga ana e OSBE-ODIHR-it, i cili ishte "watch dog" me i rendesishem, permes te cilit faktori nderkombetare dha qendrimin e tij per keto zgjedhje. Po keshtu Berisha theksoi faktin se zgjedhjet u konsideruan si te me te mirat e zhvilluara ndonjehere ne vend, nga te gjithe partneret euro-atlantik te Shqiperise. Po keshtu Berisha deklaroi se mazhoranca ishte e vendosur, per te cmontuar mafien e drejtuar nga Edi Rama. Sipas kryeministrit, duhet te marre fund perdorimi i bashkise se Tiranes, per te kenaqur interesat mafioze te klanit qe ai drejton. "I them kapos, boss-it te mafies me te rrezikshme ne Evrope, se klani do te cmontohet. Harroje qe mund ta perdoresh me bashkine per t'u dhene sheshe dhe leje ndertimi Eftimeve, Dulakeve, Kokedhimes dhe te gjithe pjesetareve te klanit te lejeve te ndertimit", deklaroi Berisha. Ai theksoi se do te vazhdonte te bente ligje, dhe do te forconte shtetin ligjor, per te miren e te perbashket, te te gjithe shqiptareve. Kryeministri Berisha nuk i eshte pergjigjur ultimatumit te dhene nga ana e Partise Socialiste, per hapjen e kutive te votimit ne disa zona te caktuara. Pervec konsiderimit te zgjedhjeve si te lira dhe te ndershme, kreu i qeverise ka theksuar se hapja e kutive, do te thote qe ligjvenesi t'i vendose shkelmin shtetit ligjor ne vend. Sipas Berishes, asnje pushtet nuk mund te gjykoje ato vendime, per te cilat eshte dhene nje vendim nga disa shkalle te gjyqesorit.

Kryeministri: Me 8 dhjetor, ne Tirane per te festuar

Ne 8 dhjetor ne Tirane mund te vijne per te festuar edhe te gjithe socialistet, te cilet besojne ne pluralizem. Kjo ishte thirrja qe beri dje kryeministri Berisha nga Lezha, ku pervecse demokrateve, kryeministri i ftoi edhe te gjithe socialistet qe te vinin ne Tirane per te festuar diten e shembjes se diktatures komuniste ne Shqiperi. Sipas Berishes, me 8 dhjetorin e 19 viteve me pare, studentet dhe drejtuesit e tyre nuk e kishin pasur bulevardin me lule dhe kishin hasur shume veshtiresi. Nisur nga kjo, Berisha theksoi se festa e dates 8 ishte e rendesishme per cdo shqiptar, i cili i kishte denuar regjimin komunist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›