E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Berisha hap kutite, leri akuzat

Denis Dedej

Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, perseriti dje serish qendrimin e socialisteve per vazhdimin e aksionit te saj politik, per hapjen e kutive te votimit. Permes nje komunikimi per mediat, sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze deklaroi se ditet e fundit, Sali Berisha i eshte versulur me terbim opozites, me shpifje te padenja per nje kryeminister. Sipas saj, kryeministri nuk ka kuraje te ballafaqohet me te verteten e kutive te votimit dhe rreket te terheq opinionin publik, me balten e shpifjeve ndaj liderit te opozites. "Sali Berisha nuk mund te mbuloje krimin dhe korrupsionin elektoral duke u futur ne familjet e ne shtepite e te tjereve, gje te cilen ne nuk e kemi bere kurre", u shpreh Dade, duke iu referuar akuzave te kreut te ekzekutivit ndaj kryesocialisti. Ajo theksoi se socialistet nuk jane marre asnjehere, as me jeten private te Sali Berishes, as me jeten private te familjareve te tij, po jane marre vetem me kapjen e shtetit per llogari te interesave te pushtetit Familjar. Deputetja socialiste u shpreh se Sali Berisha, ta harroje se mund te gjeje ndonje shteg per t'i shpetuar ballafaqimit me popullin opozitar, ne rast se ai nuk i hap kutite e votimit. "Asgje nuk e shpeton Berishen, as sulmet ndaj opozites per ta zmbrapsur ate, perkundrazi ben efektin e kundert dhe opozita do te mbetet ne vazhdim te aksionit te saj politik, per hapjen e kutive te votimit. Mjetet qe Sali Berisha perdor jane mjete te vjetruara dhe me mire se kushdo tjeter, efektin e tyre e di vete Sali Berisha", perfundoi fjalen e saj, Arta Dade. Prej disa ditesh kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar ashper kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, duke e akuzuar per lidhje me krimin dhe bandat mafioze. Gjate fjalimeve te mbajtura perpara medieve, kreu i ekzekutivit duke iu referuar Partise Socialiste, deklaroi se "i garantoj aleances punisto-mafioze se me daren e ligjit do t'i shkulin nje nga nje dhembet dhe pastaj dhemballet". Nga ana e tij kryesocialisti ne reagimet publike, ka denuar ashper gjuhen e perdorur nga kryeministri ne adrese te tij, duke e cilesuar si gjuhe te fantazmave te fashizmit. Po keshtu, javen e fundit ka pasur deklarata te shumta, reagime dhe kundrareagime midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, duke kritikuar njera-tjetren.

Mandatet

"Kryeministri po ecen ne nje rruge, qe normalisht te con ne shperndarjen e Parlamentit dhe shperndarja e Parlamentit con ne zgjedhje te parakohshme. Urojme qe kryeministri t'i shkoje kesaj rruge", shprehu qendrimin nje zyrtar i larte socialist, i pyetur per deklaraten e kryeministrit se mandatet, deputeteve te PS i mbarojne sipas afatit Kushtetues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›