E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpejtesia ne rruge vret 6 persona

Fushe-Kruje- Gjashte persona humben jeten ne aksidentin tragjik qe ndodhi mbreme ne autostraden Fushe-Kruje-Tirane, ndersa ne morgun e spitalit gjendet edhe trupi i nje viktime te shtate, por te paidentifikuar ende. Shpejtesia e madhe dhe perplasja ballore e nje mjeti "Benz", me autoambulancen e spitalit te Lacit, ka sjelle edhe nje bilanc lufte. Ngjarja sipas deshmitareve ka ndodhur rreth ores 20:00 prane fshatit Derven ne afersi te nje kthese, teksa 5 nga viktimat qe gjendeshin ne autoveture, shkonin per nje loje futbolli ne kalceto. Identitetet e viktimave deri ne oret e vona te mbremjes kane qene te paqarta dhe trupat u derguan ne morgun e Spitalit Ushtarak, pasi asnje prej tyre nuk mundi te mbijetonte. Zedhenesja e Policise se Durresit konfirmoi mbreme ngjarjen dhe numrin e viktimave ne baze te hetimeve te kryera, por raportoi vetem 6 te vdekur. Pese nga viktimat kane qene duke udhetuar ne autoveture, te aferm dhe shoke me njeri-tjetrin, ndersa i vdekur mbeti edhe shoferi i autoambulances. Policia tha se ata jane Artan Alushi, 30 vjec, Eri Murati, 17-vjec, Ili Murati, 15-vjec, Indrit Kaci, 18 vjec, Florian Muxhaqi, 26 vjec, te gjithe nga fshati Bushnesh i Fushe-Krujes dhe Vlash Suti, shofer i autoambulances nga Laci. Per viktimen e shtate dyshohet se ka qene ne shoqeri te shoferit te ambulances.

Pothuajse asgje nuk kishte mbetur nga dy mjetet qe ishin perplasur perballe, teksa ndiqnin drejtime te kunderta. Duket se autovetura eshte perpjekur per nje parakalim, kurse autoambulanca me targa LA6904A ka qene ne shpejtesi tej normave, qe dyshohet se mund te kete sjelle edhe tragjedine ne autostrade. Udhetare, shofere dhe kalimtare qe gjendeshin rastesisht ne afersi te fshatit Derven, kane pare me syte e tyre fluturimin e dy mjeteve dhe daljen e tyre nga rruga. Megjithese kane shkuar me vrap per t'u dhene ndihmen dhe me pas njoftuar policine, tre prej tyre, ne mjetin tip "Benz" me targa TR 1579 A, ngjyre gri, ishin te vdekur. Dy te tjeret jane marre me autoambulancat e spitalit te Fushe-Krujes dhe Krujes, per t'u derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ne vendngjarje ka shkuar edhe Policia Rrugore e Fushe-Krujes dhe Durresit, te ndihmuara nga eksperte te policise se kryeqytetit.

Gjate rruges per ne spital, mjeket konfirmuan se kishin nderruar jete edhe dy prej udhetareve te mjetit tip "Benz", duke e cuar ne 5 bilancin e te vdekurve dhe nje te plagosur. Te lenduarit u futen prej bluzave te bardha ne sallen e urgjences per nderhyrje kirurgjikale, por duket se viktima e gjashte eshte bere pikerisht shoferi i autoambulances me targa te Lacit, Vlash Suti. Policia nuk dha detaje rreth qellimit te udhetimit te ambulances drejt Tiranes. Viktimat ne mjetin "Benz" sipas policise jane Artan Alushi, 30-vjec, Eri dhe Ili Murati, 15 dhe 17 vjec, te aferm, Indrit Kaci, 18-vjec dhe Florian Muzhaqi, 26 vjec, te gjithe nga fshati Bushnesh. Dyshohet se qellimi i udhetimit te djemve ne autoveture, ka qene nje loje futbolli ne kalceto ne zonen e Fushe-Krujes. Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj, tha se ne morg kane mberritur trupat e 7 personave te vdekur, njeri prej te cileve i paidentifikuar, por nuk eshte sqaruar ende nese i perket kesaj ngjarjeje.

Viktimat:

Artan Alushi, 30-vjec, Fushe-Kruje

Eri Murati, 17-vjec, Fushe-Kruje

Ili Murati, 15-vjec, Fushe-Kruje

Indrit Kaci, 18-vjec, Fushe-Kruje

Florian Muzhaqi, 26 vjec, Fushe-Kruje

Vlash Suti, shofer i ambulances

Nje viktime ne morg i paidentifikuar

Mjetet :

Autoambulanca e spitalit te Lacit

Vetura "Benz" me targa TR1579A

Shkaqet:Dyshohet shpejtesia tej normave te lejuara

Kreu i Ushtarakut, Mihaj, viktimat erdhen te gjithe te vdekur

Pas tragjedise se rende automobilistike, drejtori i Spitalit Ushtarak ne Tirane, Bedri Mihaj, e cilesoi si nje katastrofe njerezore aksidentin e mbremshem. Ai konfirmoi se te gjithe personat e aksidentuar kane ardhur te vdekur ne spital dhe asnje i plagosur. "I gjithe ekipi mjekesor eshte vene ne gatishmeri totale, por fatkeqesisht te gjithe te transportuarit e aksidentit, kane ardhur te pajete. As vete nuk e kuptojme sesi ka ndodhur nje ngjarje e tille kaq e rende", shpjegoi kreu i spitalit, Mihaj. Familjare te viktimave, e kane pasur teper te veshtire te perballojne dhimbjen e rende, te humbjes se te afermve te tyre. Mjeket e ketij spitali, kane qene te gjithe te gatshem, per t'i sherbyer atyre per cdo efekt shendetesor, te shkaktuar nga trauma e rende psikologjike, e lajmit te hidhur. Ne oret e vona te mbremjes se djeshme, jane kryer edhe procedurat e duhura te terheqjes se trupave viktimave te ketij aksidenti, i permasave katastrofike.

Policia, kerkime per trupa te tjere

Policia Rrugore e Fushe-Krujes, por edhe forca mbeshtetese nga Komisariati i Krujes dhe agjente te krimeve, kane shkuar menjehere ne vendngjarje per te bere kerkime. Mesohet se disa prej trupave te viktimave, jane gjetur jashte mjeteve ne distance dhjetera metra nga njeri-tjetri. Kerkimet kane vijuar deri rreth mesnate, per te zbuluar ndonje tjeter person te perfshire ne aksident, apo kalimtar te demtuar ne ate moment, por edhe sende e prova materiale, qe do t'i sherbejne hetimit te metejshem te ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›