E Martë, 3 Nëntor 2026

Bardhi: Nuk tërhiqemi nga aksioni, Kuvendi është futur në anormalitet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një prononcim për media jashtë ambienteve të Kuvendit, ka garantuar se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj kundër mazhorancës. Bardhi u shpreh se demokratët do të vijojnë aksionin për kthimin e së drejtës së munguar sipas tyre, prej mazhorancës.

“Kuvendi është futur në anormaliteti. Mazhoranca nuk ka reflektim për të drejtat e opozitës. Opozita ka kërkuar të ushtrojë detyrat kushtetuese. Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësuesit e saj në komisionet hetimore.

Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi për detyrë të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë, mbi vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS.

Kjo e drejtë na mohohet prej 2 muajsh. Ajo që patë sot ishte vijim i aksionit tonë. Kjo sallë ka humbur misionin e vetë të përfaqësimit të popullit dhe qytetarëve. Forcat e sigurisë me një urdhër të paligjshëm futen në sallë plenare pa nisur ajo.

Ne do vijojmë të qëndrojmë në këtë aksion që kemi ndërmarrë. Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi”, tha Bardhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›