Berisha: Rama, në vend që të investojë në aparaturat e mamografisë, shpenzon para për instalacione

Në kuadër të “Tetorit rozë”, për sensibilizimin për kancerin e gjirit, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takime gra dhe vajza të LDG në Elbasan. Në këtë takim Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama në vend që të investojë në aparaturat e mamografisë, apo në depistimin e sëmundjeve kancergjene, shpenzon para për instalacione.
“Tirana rezulton një ndër 10 qytetet më të mëdha të ndotura të botës. Do të thotë që risqet në këtë terren janë shumë më të mëdha, dëmet e tyre bëhen shumë më të mëdha. E gjitha kjo është e bërë nga dora e njeriut. Nëse Tirana rezulton sot në 10 qytetet më të ndotura të botës, një nga faktorët është organizimi i trafikut në kryeqytet. Është një organizim se si të ndotë më shumë qytetin“- tha Berisha.
Sipas tij, në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit dhe se në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme, blihet instilacion 4 mln euro për ta vendosur në oborr.
“Check-up i kushërirës së Ramës merr milionë euro dhe nuk bën asgjë. Të përcaktohet metodika e depistimit të sëmundjeve kancerogjene. Për fatin e keq, një qytet që renditet ndër 10 më të këqijtë në botë, që është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot. Nuk mund të mungojë ilaçi sot, sepse humbet kohën e dominimit të qelizave. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme? Blihet instilacioni që thotë ai, 4 mln euro që vendoset në oborr për ta parë ai, se askush tjetër nuk e shikon. Po me 4 mln euro, mund të blesh mamograf dhe ta çosh në çdo qytet të vogël të vendit. Check-up që bën kushërira e kryeministrit dhe merr dhjetëra e dhjetëra milionë euro është fund e krye në abuzim me shëndetin e qytetarëve”- deklaroi Berisha.
/rtsh.al/