E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama nuk do e gëzojë pushtetin e dalë nga votat e vjedhura

TIRANË- Kryeministri në ikje Sali Berisha ka paralajmëruar kundërshtarin e tij politik Edi Rama se nëse nuk bëhet transparencë e plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, PD nuk do e njohë mazhorancën e re.

Në një prononcim për gazetarët para votimit për kreun e ri të PD, Berisha tha se ai e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve ende pa u certifikuar nga KQZ, teksa ka theksuar se do mbrojë vullnetin e shqiptarëve nga falsifikimi i votave dhe vjedhja me para dhe nën kërcënimin e armëve. 

“Jam gjithashtu për ti thënë zotit Edi Rama në mënyrën më të prerë dhe të hapur, mos bëj gabimin fatal për të ndaluar rinumërimin e votave, Sali Berisha e ka njohur rezultatin dhe do njohë cdo rezultat që del nga numërimi i votave. Ta dijë mirë se nuk do gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi i votave, nuk mund të jetë një kryeministër që me një strajc (thes) votash të vjedhura të përfaqësojë Shqipërinë në Evropë. Vendi im kërkon që cdo votë të numërohet. Ajo që pamë është fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 23 viteve të fundit. Ka qenë Dushku, por kjo ka qenë vjedhje me para të pista dhe qytë revolveri. Është në interesin e tij dhe cdo qytetari që të bëjnë këtë transparencë ose nuk do njohim rezultatin e dalë nga votat e vjedhura”, paralajmëroi Berisha.

lajmi vijon....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›