Egjipt, 15 ushtarë të vdekur nga një aksident rrugor
KAJRO - Të paktën 15 ushtarë të ushtrisë egjiptiane kanë mbetur të vdekur sot në një aksident automobilistik në një rrugë të provincës Beheira, në veri të vendit, njoftuan burime nga shërbimet e sigurisë.
''Autobusi me të cilin udhëtonin trupat ushtarake u përplas përgjatë autostradës së provincës, ku humbën jetën 15 ushtarë dhe u plagosën 40 të tjerë'', theksuan burimet.
Trupat ushtarake po udhëtonin në autostradën El-Alamein kur ndodhi aksidenti.
(m.a/ata/BalkanWeb)