E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama pagoi demonstruesit për të qëlluar

Kryeministri Sali Berisha ka fajësuar sërish kreun e opozitës Edi Rama për demonstratën e dhunshme të 21 janarit.

Duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha theksoi se Rama përdori banditët dhe trafikantët për të marrë pushtetin me dhunë.
“Rama mendonte se atë që nuk realizoi dot me votën e lirë do ta realizonte me dhunën e banditëve dhe trafikantëve” theksoi Berisha.

Ai gjithashtu akuzoi kreun e PS-së Rama ka pagoi demonstruesit të qëllonin me gurë dhe sende të forta kundër qeverisë.

"Rama pagoi me 200-300 mijë lekë të vjetra demonstruesit për të qëlluar me gurë dhe tulla punonjësit e policisë dhe Gardës të cilët ishin në krye të detyrës.

Gjithashtu kryeministri Berisha duke e cilësuar sërish demonstratën si një puc të dështuar të organizuar nga kryetari i PS-së Edi Rama theksoi se qytatarët e Tiranës e bojkotuan protestën dhe se ata kanë qëndruar tek ura duke parë gjëmën që kishte përgatitur Edi Rama.
 

“Ngjarja ishte më e shëmtuara që mund të bëhej, Rama u përpoq të risillte një skenar jashtë çdo llloj konteksti por harroi se kishte bërë një herë një provë për ta lëvizuar nga zyra Sali Berishën dhe kjo në kushte më të vështira” theksoi më tej Berisha.

Gjithashtu shefi i qeverisë i bëri thirrje qytetarëve të kontribuojnë për të rekuperuar një imazh të dëmtuar të Shqipërisë.

Kryeministri Berisha gjithashtu ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama se ka punuar me dy standarte pasi nuk ka hapur asnjë dosje për socialistët ndërsa ka hapur qindra të tilla për mazhorancën.
 

“Kjo zonjë që kur është emëruar ka adaptuar dy standarte për të cilat kam bërë deklaratën time. Kjo zonjë që kur është ulur në atë karrige nuk ka hapur asnjë çështje penale ndaj asnjë eksponenti të qeverisë së mëparshme apo vendore socialiste por ka hapur me qindra dosje për mazhorancën dhe administratën e saj. Ajo i ka dhuruar imunitet të plotë socialistëve” theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›