E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama perdor politiken e bllokimit

Durres

Kryeministri Sali Berisha celi fushaten elektorale per zgjedhjet lokale te 8 majit ne nje nga lagjet periferike te Durresit. Duke u shprehur i bindur ne fitore ai ka premtuar se gjate mandatit te ardhshem 4-vjecar do te zgjidhet nje nga problemet me te medha te qytetareve durrsake. Berisha premtoi uje 24 ore si dhe ndertimin e rruges se Kallmit per te bere plotesisht te zoterueshem pjesen e bregdetit qe lidh Kallmin me Bishtin e Palles. Berisha eshte ndalur ne situaten politike ne vend duke sulmuar opoziten e cila sipas tij po perdor politiken e bllokimit mashtrimit mohimit e dyshimit perballe politikes se vlerave dhe projekteve konkrete qe ofron Partia Demokratike dhe aleatet e saj te bashkuar ne aleancen per qytetaret. Berisha pershendeti nga Durresi komisioneret e te gjitha forcave politike dhe i ftoi te jene gardiane te ligjit dhe te faktojne ne zgjedhjet lokale se as nuk shiten e as nuk blihen sic ka ngritur pretendime sipas tij lideri socialist Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›