Te henen PS-ja shpall kandidatin per Tiranen
Te henen do te kemi pergjigjen e plote te qarte dhe te shtjelluar lidhur me ceshtjen. Kjo ka qene deklarata qe kreu i Partise Socialiste ka bere pas pyetjes se cili do te jete kandidati zyrtar i PS-se per Bashkine e Tiranes. Nderkohe qe kane mbetur edhe 10 dite nga zyrtarizimi i kandidateve prane KZAZ-ve socialistet pritet te nxjerrin nje dite perpara demokrateve emrin e kandidatit te tyre per Bashkine e Tiranes. Do te rikandidoje serish Edi Rama apo perballe Lulzim Bashes do te jete nje tjeter kandidat socialist kjo ngelet per tu zbuluar zyrtarisht qartesisht me 21 mars. Madje kreu i selise roze Edi Rama premtoi se kjo ceshtje do te marre edhe shtjellim te plote diten e hene. Zgjedhjet e 8 majit per sa na takon do te jene nje demonstrate e madhe e mbare popullit opozitar e cdo qytetari qe kerkon ti coje mesazhin e tij me vote Saliut. Nderkohe ky popull opozitar do te jete i gatshem te perballet ashtu sic thone hebrenjte sy per sy e dhembe per dhembe me cdo lloj trupe dhe me cdo lloj forme te organizuar per te cenuar vullnetin e popullit te shprehur me vote tha Rama.