Te amendohet ligji aktual per komisionet hetimore
Konstitucionalistet e mbledhur dje ne nje tryeze kerkuan qe politika te shikonte mundesine e amendimit te ligjit per komisionet hetimore ligj i cili eshte miratuar ne vitin 2002 dhe deri me sot nuk ka pasur asnje nderhyrje per ndryshimin e tij. Keshtu kryetari i Institutit per Studimet Kushtetuese ish- kryetari i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu deklaroi se nevoja per ndryshimin e ketij ligji vinte per shkak te problemeve qe ishin hasur keto vitet e fundit ne zbatimin e tij. Jane krijuar komisione parlamentare shpesh here per motive politike per tu perdorur si instrumente politike per te luftuar kundershtaret politike brenda dhe jashte tyre. Jane krijuar komisione parlamentare per ceshtje jo shume te rendesishme ne karakter sic kerkon ligji Kushtetuta por jane krijuar komisione parlamentare edhe per te hetuar individe te vecante qe kane qene personazhe ne politike - deklaroi Abdiu duke shtuar se ndryshimet ne ligj do te krijonin me shume rregull ne funksionimin e ketyre komisioneve. Po keshtu konstitucionalisti Njazi Jaho theksoi se ishte e rendesishme sepse shpesh kane ndodhur shkelje te ligjit per komisionet hetimore. Nese ka pasur te meta dhe shkelje te ligjit keto kane ardhur per dy arsye. E para eshte qe megjithese problemet kuptohen ato nuk korrigjohen per shkak te interesave politike. Se dyti komisionet hetimore sipas Kushtetutes nuk e kane justifikuar ceshtjen per te cilen jane ngritur - doli ne konkluzion konstitucionalisti. Nga ana tjeter kryetari aktual i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja theksoi se te dhenat e rendesishme te komisioneve hetimore parlamentare duhet ti kalohen prokurorise. Po keshtu ai theksoi se jo cdo dokument i komisionit hetimor parlamentar duhet te behet publik ne media. Me keto qendrime rane dakord edhe pjesa me e madhe e konstitucionalisteve te pranishem ne tryeze. Po keshtu nje problem i rendesishem ne kuader te diskutimeve per komisionet hetimore u konsiderua edhe ai i mosdaljes se paleve me nje raport te perbashket pas punimeve te ketyre instrumenteve te Parlamentit. Ky qendrim u theksua edhe nga Luan Omari. Dua te theksoj se nje nga treguesit se komisionet kane deshtuar eshte edhe qe nuk ka pasur asnjehere ne Kuvend nje raport unik nga ana e komisioneve por gjithmone kane dale dy raporte te kunderta nga njeri-tjetri i mazhorances dhe tjetri i pakices. Kjo eshte nje dukuri qe nuk ndodh ne vendet e tjera - theksoi konstitucionalisti i mirenjohur.