E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama po bën fushatë elektorale duke shpifur

Kryeministri Berisha nga Ishmi ka sulmuar sërish kreun e opozitës Edi Rama se po zhvillon një fushatë elektorale me sharje dhe shpifje.

Duke marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të rrugës Ishëm-Bubq, kryeministri Berisha theksoi se Rama i është përkushtuar vetëm kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 duke mos bërë asgjë tjetër.
 

“Rama ka dy vite që ka folur vetëm për kutitë dhe asgjë tjetër. Ai përveç sharjeve nuk ka çfarë t`i thotë qytetarëve. Ai po bën fushatë të vjetër me sharje sa edhe etrit e tij do ja kishin zili” theksoi Berisha.
 

Ai gjithashtu theksoi se Rama ka akuzuar pa fakte komisionerët e tij në zgjedhjet e 2009-ës ndërsa tani ai kërkon që ata të jenë komisionerë e tij.
 

Më tej kryeministri Berisha theksoi se vetëm në komunat e Bubqit dhe Ishmit janë shtruar më shumë rrugë se sa ka shtruar Rama në Tiranë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›