E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama po përdor KQZ-në për të justifikuar humbjen

Nga Renato Dauti

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje bashkebisedimi me gazetaret, ku ka deklaruar se nuk e perjashton mundesine e konsultimeve me opoziten per zgjedhjen e presidentit te ri, por sipas tij presidenti do te jete nje nder figurat kryesore te PD.Rama të kandidojë si kandidat për deputet, mos të fshihet më
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se tërhoqi anëtarët e opozitës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u  përpjekur të ndjekë të njëjtën skemë si në zgjedhjet e 2009-ës duke mos njohur rezultatin e zgjedhjeve.
Deklarata
Ai edhe njëherë, këtë situa e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për të përdorur si një pretekst, për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, siç u deklaroi ai një grupi të huajsh në zyrën e tij. Ky nuk e paska hallin tek Jani, as tek Muho, por tek rezultati, por rezultatin nuk ta gatuan njeri. Ai po përpiqet dhe po bën çmos të demonizojë një proces që askush nuk mund të dejonizojë, tha kryeministri Berisha. Sipas kreut të qeverisë, Rama ka frikë nga komisionerët e tij ndërsa premtoi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjë herë në vendin tonë. Do Rama, nuk do Rama do jenë zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Ka një infrastrukturë të shkëlqyer, ka një ligj të shkruajtur në çdo nen të tij. Ligji do i japë garanci të plotë opozitës. Por nuk mund të ndodhë kurrë që ti japë komisioner zotit Rama. Ai e ka hallin, ai ka ferr komisionet e tij. Ai ka frikë nga komisionerët e tij. Unë kam komisionerët e mi dhe kam besim nga i pari tek i fundit, deklaroi kreu i qeverisë.
Ftesa
Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri Berisha ftoi kreun e PS-së, Rama që të jetë pjesë e listave të deputetëve pasi sipas kryeministrit nuk është aspak bindëse që opozita të mos ketë kryetarin e saj në parlament.  Në 2009 nuk hyri kurrë në listë, tani, po e bën si me këtu aty. Sidoqoftë në krye, apo në mes të listës unë i uroj të gjejë një vend sepse nuk është shumë bindëse opozita që nuk ka kryetarin e saj në Parlament. Dhe nuk është se unë, nuk e kam vuajtur mungesën e kryetarit të opozitës në parlament, por mandatin e ri të jetë në parlament. Sepse kjo sjell dëshirat e pakontrolluar të një serie të gjatë deputetësh që duan të paraqiten si kryeministra aty, dhe të paktën e dinë se e kanë aty kryetarin, u shpreh kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›