E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi, zgjedhjet i fiton koalicioni i majtë, PD më e preferuar se PS

rezultatiKoalicioni i majtë dy përqind më shumë se sa koalicion i djathtë. Partia Demokratike e vetme merr 1 % më shumë se PS, LSI parti e tretë, FRD dhe AK të barabarta

Televizioni Ora-Neës në bashkëpunim me kompaninë IPR Marketing ka dhënë mbrëmë sondazhin e parë mbi zgjedhjet. Sipas këtij sondazhi, nëse shqiptarët do të votonin më 2 maj, ditë kur është bërë sondazhi, koalicioni i majtë do të fitonte me dy përqind më shumë. Por në rang partish, PD merr 37 përqind dhe PS 36 përqind. Vihet re që LSI del sërish parti e tretë, ndërsa FRD dhe AK dalin të dyja të barabarta me nga 4.5 %. Sondazhi kishte si marzh gabimi dy përqind.
SONDAZHI
I pranishëm në studion e Tonight Ilva Tare, ishte edhe vetë drejtori i IPR marketing Antonio Notto, i cili dha shpjegimet e tij të detajuara për gjetjen e këtij sondazhi. Këtë sondazh e kishim më të lehtë, u lehtësuam nga përvoja në 2009. Ishte hera e parë që ne punonim në Shqipëri dhe përvoja është shumë e rëndësishme. Sondazhi që do prezantojmë sot nuk duhet të interpretohet si ajo që do ndodhë të dielën e 23 qershorit, është fotografia e momentit. Ka një veçanti në këto zgjedhje. Ndryshe nga 2009 ku paraqiteshin rreth 34 parti, sot ky numër është gati dyfishuar. Janë intervistuar 1000 zgjedhës, të ndarë në gjini, moshë, vend dhe fe. Kampioni ka qenë i ndarë edhe në bazë të prefekturave, këtë metodologji e kemi përdorur për të marrë një kampion përfaqësues që shkon 3,5%. Sondazhi është kryer kur koalicionet janë regjistruar në KQZ, Ka përfunduar të martën në mbrëmje, është fotografi e orës së fundit. Marzhi i gabimit -3.2%. gabimi mesatar i gjithë sondazhit mund të jetë -3.2%, është rezultat i pranueshëm, tha Notto.

REZULTATET

Koalicioni i PS, 46 %

Koalicioni i PD, 44 %

PD 37 %

PS 36 %

LSI 5.5 %

PR 1.8 %

PDIU 1.8 &

FRD 4.8 %

AK 4. 8 %

PSD   1%

G99  0.5%

PBDNJ  1%

PDS    0.5%

PAA   1%

LZHK   0.5%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›