Berisha: Rama provokon kombin me ‘rilindasit’, PS do rrënimin e fshatit
PËRMET- Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve në Përmet, i bëri thirrej kreut të PS-së Ei Rama që të heqë dorë nga përdorja e termit “rilindas” për kandidatët e tij, duke e cilësuar provokacion. Berisha sulmoi kryesocialistin edhe në lidhje me bllokimi ne statusit për në BE.
“Na pengoi për mëse 1 vit, që më së fundi u detyrua të votojë ligjet. Alternativa tjetër...këtu nga sheshi i Frashërinjve, dua ti them Edi Ramës, vetëshpallja juaj për rilindas. Shpallja e Tom Doshit për Sami Frashër, Gramoz rucin si Naim Frashër, e Ansatas Angjeli si Koto Hoxho nuk ka gjë më të keqe. Ky është një provokacion i pandershëm i pa denjë, që prek kjo vetëm përmetarët, por shqiptarët në katër anët e rajonit, që kanë të rilindasit shenjtorët e tyre të identitet kombëtar. Së dyti theksoj këtu se për disa miq në këtë shesh që u kujtohen vitet 67-70 të njëjtën përpjekje djallëzore bëri Enver Hoxha që u përpoq të dënonte rilindasit tanë, por e kuptoi se nuk mund ta bënte pa kaluar mbi trupat e shqiptarëve. Hiq dorë mos i përdhos rilidasit kombit me Tom Doshin, Gramoz Rucin, Ansatas Angjelin. Bëj alternativën tënde”, tha Berisha.
Berisha ftoi qytetarët të bashkohen me alternativën e PD-së, e cila sipas tij synon punësim dhe përmirësim të jetesës pa dallime partiake, teksa sulmoi alternativën e PS-së, duke theksuar se dy rreziqet më të mëdha që premtojnë socialistët janë rritja e taksave dhe largimi i investitorëve. Duke krahasuar situatën me vitin 2005, kryeministri theksoi se qyteti ka pësuar një ndryshim të madh, nga koha kur “qeveritë socialiste nuk investuan asgjë në të.
“Jemi këtu për fitoren qe ka si qëllim bashkimin e shqiptarëve, për Shqipërinë e zhvilluar. Në një fitore e cila shqiptarët pa dallime partiake do i bëjë anëtarë të BE, do i cojë para drejt Evropës, në një fitore e cila qytetarët shqiptarë pa dallime partiake synon ti punësojë, të krijojë vende të reja, pune. Bashkoheni me ne në fitore që synojmë që cdo shqiptar të marrë rroga më të larta dhe të ketë jetë më të mirë. Kjo është alternativa jonë, e cila synon Përmetin e zhvilluar dhe Shqipërinë e zhvilluar. Alternativa që bazohet në arritje të pamohueshme deri tani.Cila është alternativa e tij, dy janë gjëra të rrezikshme. E para rritja e një taksës. Janë kryekëput manifestim i Partisë Komuniste. Rreziku i dytë i madh është se me këtë taksë ai frenon bizneset, largon investitorët”, theksoi Berisha.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tepelenë, Berisha: Rama fantazi qesharake, për hapjen e vendeve të reja të punës