Tepelenë, Berisha: Rama fantazi qesharake, për hapjen e vendeve të reja të punës
TEPELENË - Kryeministri Sali Berisha ftoi qytetarët e Tepelenës ti bashkohen Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit për t’iu bashkuar punësimit dhe Shqipërisë Evropiane.
“Ftoj qytetarët e Tepelenës të bashkohen me ne në fitoren e 23 qershorit, për një Tepelenë me infrastrukturën më moderne evropiane. Gjatë tre viteve të fundit ne ndërtuam 135 km rrugë kombëtare e rurale në qytetin tuaj. PD ka dyfishuar pensionet, rriti me 150 % rrogat e mësuesve dhe duke u bashkuar me këtë parti në zgjedhjet e qershorit do të vazhdojë rruga drejt zhvillimit e integrimit të vendit”, tha Berisha.
Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kreut të PS-së, teksa kritikojë alternativën e tij për hapjen e vendeve të reja të punës, përmes ndihmës ekonomike. Berisha e etiketoi Ramën gënjeshtar dhe mashtrues teksa ftoi qytetarët të votojnë alternativën e PD-së.
“Alternativa tjetër është sharja akuza mashtrime dhe mohime, asgjë e mirë thotë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Cili tepelanas thotë se nuk është e mirë autostrada Tepelenë- Gjirokastër, Tepelene-Levan, apo rrugë në anembanë vendit. Cili thotë se nuk është i mirë marrja e statusit, heqja e vizave apo lehtësirat për fermerët. Përvec sharjeve, nga shoku i autobusit mavi dëgjoni dhe qyfyre, nga një anë thotë se do heq TVSH për qumështin, vezën, grurin, vajin dhe bukën, kjo do thotë që qumështi juaj të mos blihet me se natyrisht se ata që prodhojnë qumësht duke subvencionuar 1 euro delen dhe 3 euro lopën do thotë të mos prodhojnë më. Piktori mavi i dështuar i premton shqiptarëve se 40 mijë vende pune, do i krijoj nga ndihma ekonomike. Vetëm një fantazi qesharake mund të krijojë dicka të tille. Shpërndan gënjeshtra nga autobusi mavi me të cilat shpreson dhe pretendon se do mashtrojë shqiptarët”, theksoi Berisha.
Kryeministri i vendit tha se PD, ia doli të uli papunësinë dhe zhvillojë infrastrukturën rrugore duke punësuar 57 mijë shqiptarë.
“Me heqjen e taksave për makineritë dhe materialet e ndërtimit për bizneset dhe me konçensionet do të thithim të paktën 6 miliardë dollarë investime dhe do të punësojmë mijra qytetarë. Këto vite ne ndërtuam një rrjet të tërë ujësjellësash, kemi ndërtuar shkolla dhe qendra shëndetësore. Bashkohuni me ne për të ndërtuar më shumë shkolla e qendra shëndetësore në mbarë vendin tuaj”, tha Berisha.
(e.m/BalkanWeb)