Berisha-Rama, rrisin tensionet e replikave
27/11/2009
Ndryshimi i pushtetit, Kryeministri i qeverisë paralajmëron opozitën
Berisha: Doni kështjellën? Provojeni po ua mbajti!
Shefi i qeverisë gjykon kundërshtarin politik, Rama, për të shkuarën personale
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka paralajmëruar opozitën shqiptare se nuk do të mund ta rrëzojë dot pushtetin e tij, pasi do të përballet me forcën e shtetit. Gjatë fjalës së tij në Parlament shefi i qeverisë shqiptare ka përdorur një gjuhë mjaft të ashpër ndaj opozitën shqiptare dhe veçanërisht kreut të saj. Këtë herë Berisha nuk ka sulmuar në rrafshin politik, por për herë të parë i është përgjigjur kundërshtarit të tij politik me të njëjtën monedhë, duke e sulmuar atë në rrafshin personal. “Ky zotëri me gjuhë halabaku, që vetëm përgojon familjen time, vuan nga komplekse patologjike të tmerrshme. Çfarë burri është ai, çfarë bashkëshorti është ai që akuzon gruan se e ka të birin me babanë e vet? Cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës? Cili është ai burrë, shqiptar apo ballkanas, që nxjerr gruan e tij lakuriq në sy të botës. Ke akuzuar babën si baba të djalit tënd, ke nxjerrë gruan në rrugë. Cili është ai burrë që ngrihet në mes të natës nga shtrati i gruas dhe shkon te shtrati i Dashit? Apo ai që rreth te “Piazza” dhe i mbush turinjtë me gjak bashkëshortes”, - ka deklaruar gjatë seancës Berisha në adresë të kryetarit të PS-së Edi Rama. Duke iu referuar protestave të opozitës, ai tha se i respekton ato, qytetarët apo dhe forcat politike, por iu kërcënua atyre që mund të mendojnë se do të rrëzojnë pushtetin me dhunë. “Për ata që menduan se rrëzuan kështjellën dhe tani mund ta marrin, kjo dëshirë do t’u mbetet e parealizueshme. Ta provojnë, po ua mbajti, dhe do të shohin se sa u vlen lëkura! Unë jam Sali Berisha dhe jam i vendosur në qëndrimin tim. Askush nuk mund të dalë mbi ligjet dhe Kushtetutën”, - kërcënoi shefi i qeverisë shqiptare opozitën. Në fjalën e tij, më të ashprën të përdorur ndonjëherë, numri një i ekzekutivit shqiptar e cilësoi Ramën shumë më të rrezikshëm se sa Aldo Bare, i akuzuar për shumë vrasje. “Sa i rrezikshëm është Aldo Bare, që ka bërë 20 vrasje, po kaq të rrezikshëm janë Aldo Baret e pronave të vjedhura. Ka një mal me falsifikime. I ke marr Besnikut tënd tokë në mes të Tiranës. Cila është arsyeja që Fideli që brilantin flokët nuk të ndahet? Nuk është vetëm intime, sepse s’ka dashuri të përjetshme. Është tjetër kund halli”, - vijoi ai. Kryeministri përsëriti premtimin e tij të përhershëm për tolerancë zero ndaj mafies. “Do t’ia shkul dhëmbët aleancës punistomafioze. Ai ishte dhëmbi i parë, mos u shqetëso, pasi pas dhëmbëve vjen nofulla. Të jap fjalën se me atë vullnet të 1991-shit përballem sot me mafien që ti kryeson, dhe në këtë betejë je fund e krye i pashpresë”, - tha Berisha. Në fillim të fjalën së tij kreu i qeverisë ftoi opozitën të vijë në Kuvend dhe të marrë pjesë në punimet parlamentare.
Rama: Jam i shqetësuar për gjendjen mendore të kryeministrit
Ka reaguar pas deklarateve të kryeministrit Berisha kreu i PS, Edi Rama. Në një dalje para mediave në selinë rozë, Rama i cilësoi akuzat e Berishës si monstruoze . “Vendosa të ndaj me ju shqetësimin për cekuilibrin mendor të një njeriu që është në krye të këtij vendi . Berisha nuk e fsheh dot përfshirjen e famijes së tij në afera duke sulmuar të ndjerin babain tim. Berisha nuk e fsheh dot masakrën me zgjedhjet duke përmendur nënën e djalit tim dhe gjyshen e djalit tim. Berisha nuk e justifikon dot rrënimin ekonomik të shqiptarëve duke treguar përralla me krime. Dua të ndaj me të gjithë ju shqetësimin për shëndetin mendor të atij që drejton qeverinë. Vendi është në rrezik, ne drejtohemi nga një njeri që ka humbur ekuilibrin mendor. Kohën që ne i dhamë për reflektim , Berisha e ktheu në kohë për ofendim” u shpreh Rama