Berisha: Rama s’deshi konsensus, unanim për kandidatin Hoxha

Ai mblodhi grupin parlamentar, ku i kërkoi që të votonte unanimisht për kandidaturën e Artan Hoxhës për postin e Presidentit të ri të vendit.
“Në të gjithë këtë periudhë, nga data 26 maj deri sot janë bërë të gjitha përpjekjet që në frymën dhe germën e Kushtetutës të arrihet në mirëkuptim dhe zbatim të saj. Pikërisht, në respekt të këtij respekti u vendos që të përzgjidhet kandidatura të cilat mund t’i besonte, votonte. Me gjithë përpjekjet tona të jashtëzakonshme ishte e pa mundur që të bindje z. Rama të pranonte ndonjë kandidaturë. Kriteret e tij kuptova se ishin shumë speciale. Kriteri i parë duhet të ishte njeri që se ka kritikuar kurrë z. Rama, ose që të ishte njeri që si ka shtrënguar kurrë dorën Sali Berishës. Këta zotëri kanë një problem; harrojnë se gjysma e tyre kanë qenë bashkëpunëtorë të mi. Kjo është jeta. Ai vuan nga misogjinia, që do të thotë urrejtja ndaj grave. Pas gjithë këtyre debateve, më thoshte mbrëmë të kthehemi tek metoda. Më parë thoshte më sill dy-tre emra. Në mënyrë absolute shkuam siç kërkoi ai”, tha Berisha.
Ai shtoi se Rama ka një mungesë të jashtëzakonshme sinqeriteti kur vjen për të diskutuar për persona. “Erdhëm tek diskutimi i emrit të Artan Hoxhës. Ai tha jo se ka bërë avokatinë e qeverisë. Ai ka bashkëpunuar edhe me qeverinë socialiste për një sërë reformash me institutin e tij. Hyri edhe z. Nano në lojë dhe e burgosi më tej për të mos nxjerr kandidatura. Ne bëmë të qartë qëndrimin tonë ndaj z. Nano. Unë kisha kërkuar që ne të kishim kandidatin tonë dhe ai të vetin. Por këtë se pranonte kurrë. Tre orë përpjekje për të arritur një marrëveshje, qe e pamundur. Përveç Zaganjorit është ofruar edhe një kandidat tjetër, i cili ishte universalisht i pranueshëm konsensual. Nuk e pranoi!”, vijoi kryeministri.
Berisha tha se koalicioni qeveritar ka vendosur që të votojë me unanimitet të plotë për kandidatin Artan Hoxha, teksa shprehu vlerësime për këtë kandidaturë. “Koalicioni vendosi që sot të votojë në unanimitet të plotë z. Artan Hoxha, i cili si drejtues i një instituti i Studimeve Bashkëkohore, ka kontributet më madhore në reforma, kryesisht në fushat ekonomike, por edhe në reforma të tjera në 12 vitet e fundit në këtë vend. Ky ka qenë instituti kryesor për hartimin e ligjeve. Ai ka qenë një partner shumë i rëndësishëm në fushën e reformave në qeverinë socialiste, por edhe me qeverinë që unë drejtoj”, shtoi.
Berisha tha se Artan Hoxha ka kontribute të shumta dhe bashkëpunime të mëdha si me qeverinë socialiste, ashtu edhe me atë demokratike. “Kryetari i Partisë Socialiste, kur e ndan kohën, e gjen veten jashtë kohe, duke thënë se koha e Nanos, koha e Berishës. Kur thotë se ai ka bashkëpunuar në kohën e Nanos, ai e quan të pavlerë. Është një nga opinionistët më të vlerësuar dhe kuotuar nga publiku shqiptarë, me mendim të qëndrueshëm dhe bindës në argumentet e tij. Tani nuk do të mund të merret më me opinionet, por jam i bindur se kjo kandidaturë nderon plotësisht shumicën që e voton dhe jam i bindur se ai do të jetë një shërbëtor i qytetarëve të tij. Ka një formim polietrik. Ka qenë ndër më të paktët me dy fakultete në kohën e tij. Sot ne do të votojmë për z. Artan Hoxha. Mbyllim procesin më të rëndësishëm të vendit midis dy zgjedhjeve të përgjegjshme”, përfundoi ai. /S.Lleshi/Start/
2012-06-11 09:25