E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama i pasinqertë. Hoxha nderon shumicën

Mazhoranca do të votojë sot në Kuvend, kandidaturën e Artan Hoxhës si president të vendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryeministri Berisha ka paraqitur para deputetëve kandidaturën e Artan Hoxhës si kandidaturën e vetme të mazhorancës ndërsa nuk ka kursyer as batutat për kryesocialistin Edi Rama.
 

“Në të gjithë këtë periudhë nga data 26 maj deri mbrëmë janë bërë të gjitha përpjekjet që në fryëmn dhe gërmn e kushtetutës të arrihet në një mirëkuptim dhe zbatim të saj. Pikërisht në respekt të këtij procesi u vendos që të përzgjidhet kandidatura të cilat opozita ti votonte. E vërteta është që me gjithë përpjekjet tona ishte e pamundur që të bindje Ramën të pranonte ndonjë kandidature. Kriteret e tij kuptova se ishin shumë speciale: E para duhet të ishte njeri që se ka kritikuar kurrë zotin Rama ose e ka ndaluar me ligj kritikën, ose që si ka shtrënguar kurrë dorën Sali Berishës. Se këta zotërinj kanë një problem. Harrojnë se gjysma e tyre kanë qënë bashkëpunëtorë të mi. Ai thotë se kandidatura është i oborrit por edhe ai ka qënë i oborrit” ka theksuar Berisha.


Kreu i qeverisë, ka akuzuar kreun e socialistëve, për mungesë sinqeriteti në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit. “Më parë kalon detin me këmbë sesa nxjerr person konsensual me te, pas gjithë debatesh më kthen te metoda. Ne shkuam si kërkoi ai, kërkoi tre kater emra. Ja ku janë, mbrëmë më kaloi te modalitetet. Është i pasinqertë, ka mungesë sinqeriteti kur vjen problemi për të diskutuar për persona. Erdhi te kjo kandidaturë, jo tha se ky ka bërë avokatinë e qeverisë” tha Berisha.

Duke vlerësuar kandidaturën e perzgjedhur për kreun e ri të shtetit, Berisha ka theksuar se ai nderon shumicën që e voton dhe beson se do jetë shërbëtor i denjë i qytetarëve të vendit të tij.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›