E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama shpalli nje fitore te pacertifikuar. Pres Kolegjin

Kryeministri Kreu i PS-se te klikoje ne Google per votat e gabuara

Ne seancen e pare parlamentare pas zgjedhjeve lokale te 8 majit opozita mungonte ne salle dhe Kryeministri Sali Berisha gjeti rastin te mbante nje fjale te gjate sa i perket fitores qe sipas tij mori mazhoranca dhe qytetaret gjate zhvillimit te zgjedhjeve. Ne fjalen e tij kreu i qeverise deklaroi se fitorja e mazhorances ne zgjedhjet lokale ishte nje nder nga me te medhate qe shoqerohet gjithashtu sipas Berishes edhe me nje pergjegjesi te madhe per te punuar me me intensitet ne te ardhmen. Ne kete kuader Berisha e konsideroi edhe nje teater absurd ate qe po synonte te arrinte opozita nepermjet kundershtimit te vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe ultimatumeve qe po bente ne kuader te procesit zgjedhor. Sipas tij rrethimi i KQZ-se dhe bllokimi i rrugeve tregon qe opozita po perpiqet me cdo kusht te mos njohe dhe te mos respektoje voten e qytetareve shqiptare. Ne kete kuader ai kerkoi nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama qe te njihte rezultatin e fitores se mazhorances ne Tirane ndonese ai ishte i ngushte. Zoti Rama ka qeverisur Tiranen per 11 vjet por me 8 maj qytetaret e Tiranes i dhane Aleances per qytetarin nje fitore te katerfishte dhe kjo fitore qendron ne radhe te pare ne Parlamentin e kryeqytetit ne parlamentet e minibashkive ne kryetaret e minibashkive dhe nje fitore te qarte te ngushte ne kryetarin e bashkise beri te qarte Berisha. Ai akuzoi Ramen se kishte shpallur ne Tirane nje fitore te pacertifikuar dhe per kete duhet te mbante pergjegjesi edhe perpara elektoratit te tij. Ultimatumi eshte i tille ose karrigen e kryetarit ose permbysjen si mazhorance dhe kete ultimatum ia ben nje mazhorance e cila vetem dy jave me pare mori nje mbeshtetje 17 me shume se koalicioni qe ai udhehoqi dhe qe mbetet e hapur per bashkepunim per mirekuptim por qe kurre nuk mund te beje nje pazar te tille sepse kjo do te ishte goditja me palcore qe mund ti jepej sistemit demokratik shqiptar argumentoi Berisha. Sipas Berishes mosnjohja e rezultatit te zgjedhjeve ishte bere pjese e politikes se kreut te opozites Edi Rama. Berisha nuk nguroi te sillte edhe shembuj te marra nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe sipas tij tregonin se standardi nderkombetar kerkonte qe te numerohej cdo vote. Madje ai e ftoi kryetarin e opozites Edi Rama qe te lexonte ne internet edhe per rastet kur gjykatat e ndryshme kishin marre vendime te cilat nuk ishin menduar se do te merreshin duke futur ne loje edhe votat te cilat me pare nuk ishin perfshire ne procesin e numerimit. Ftoj zotin Rama te perdore fabriken e tij te mendimit qe e mban mbrapa te klikoje ne Google me misplaced ballots dhe do te gjeje me qindra e qindra raste kur ato kane ndryshuar rezultatin kur ato jane numeruar dhe me shume se kudo te tjeter ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes se aty vota ka peshen me te madhe se aty liria eshte e garantuar deklaroi Berisha. Ai theksoi se raste te ngjashme kishin ndodhur edhe ne Britanine e Madhe edhe ne Europe. Po keshtu nje interpretim te detajuar Kryeministri Berisha i beri edhe ligjit shqiptar zgjedhor duke theksuar se vendimi i KQZ-se per numerimin e votave te hedhura ne kutite e tjera jo vetem qe ishte ligjor por ishte edhe nje nevoje per te bere te degjohej zeri i qytetareve shqiptare. Por kreu i qeverise beri te qarte se gjithsesi mazhoranca do te priste vendimin e Kolegjit Zgjedhor si hallka e fundit ligjore ne vend per te certifikuar rezultatet zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›