Socialistet reagojne ashper Gjyqtaret nuk vendosen drejtesine
Drejtesi nuk eshte bere por shpresa e opozites ne rrugen ligjore mbetet ende e hapur. Keshtu mund te perkufizohet reagimi i Partise Socialiste menjehere pas perfundimit te seances se gjykimit te kerkeses ankimore te PS-se per tabelat permbledhese te rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane ku edhe ajo eshte rrezuar permes pushimit te ceshtjes. Deputeti socialist juristi Damian Gjiknuri nenvizoi aspektin e dyfishte te ketij akti te Kolegjit Zgjedhor i cili vetem sa ka mbajtur te hapur opsionet ligjore te selise roze. Gjykimi ne themel nuk ka perfunduar. Ne kemi paraqitur kerkesen per nje tabele perfundimtare te rezultatit dhe akti tjeter qe ne e quajme si normativ dhe kemi kerkuar te shpallet i pavlefshem. eshtja nuk ka mbaruar megjithese po ju perseris se Kolegji i kishte te gjitha provat qe te jepte edhe sot nje vendim qe KQZ ka shkelur ligjin. Vendimi i trupes gjykuese ka peshe shume te rendesishme ne keto momente qe po kalon Shqiperia tha ai menjehere pas perfundimit te seances ne Gjykaten e Apelit ne Tirane. Nisur nga prononcimi i tij nje mundesi per veprim mbetet fakti i nje shqyrtimi ne themel te ceshtjes ne fjale cka nenkupton trajtimin e saj ne te gjitha nivelet qofte edhe duke vleresuar aspektin procedural te ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne rivleresimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara qe solli edhe ndryshimin e rezultatit prej atij te prodhuar nga vendimet e Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor ne Tirane. Nese Gjiknuri ka folur me se shumti ne veshtrimin juridik ne fjales selia roze nuk ka munguar te reagoje zyrtarisht ndaj vendimit te Kolegjit Zgjedhor te cilin e ka konsideruar te papranueshem. Partia Socialiste e Shqiperise e konsideron vendimin e sotem te Kolegjit Zgjedhor absolutisht te pabazuar ne ligj dhe teresisht te papranueshem. Ky vendim flet qarte per veshtiresine e jashtezakonshme te dhenies se drejtesise ne kete vend dhe per pamundesine e trupit gjykues per te vendosur ne baze te ligjit e jo te rrethanave politike apo interesave vetjake te secilit gjykates thuhet ne deklaraten e PS-se. Ky eshte edhe nje deklarim i pare refuzues ndaj vendimit te shumepritur te Gjykates e cila ka rrezuar praktikisht pretendimin e saj per paligjshmeri ne vendimmarrjen e KQZ-se. Megjithate prej opsionit politik te rezistences demokratik apo reagimit qytetar si rruge e mbetur per opoziten e deri ne konsumimin e te gjitha mjeteve ligjore duket se mbetet ende shumecka. Ne qendrimin e saj zyrtar selia roze beri te ditur se pas kesaj perballjeje te pare rruga juridike do te ndiqet deri ne fund me shpresen se sistemi i drejtesise do te shohe sadopak faktet dhe realitetin. PS do te vazhdoje ta kerkoje te drejten e saj ne dyert e sistemit te drejtesise duke shpresuar deri ne fund se gjyqtaret do te zbatojne Kushtetuten Kodin Zgjedhor dhe ligjet ne fuqi. PS u ben publikisht thirrje gjyqtareve qe te japin drejtesi dhe te mos harrojne per asnje cast se kjo ceshtje lidhet drejtperdrejt me interesat kombetare me demokracine e stabilitetin e vendit... thuhet ne deklaraten e saj.