Sot akti i dyte i drames se Tiranes. Vendoset per votat ne kutite e gabuara
Partia Socialiste do te zhvilloje sot betejen kryesore ligjore per sa i perket zgjidhjes se konfliktit te saj me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe lidhet me fituesin e procesit elektoral te 8 majit ne Tirane. Pas nje vendimi refuzues te Kolegjit Zgjedhor per tabelat e rezultateve selia roze pret sot te ballafaqohet me nje tjeter vendim te kesaj gjykate tanime sa i perket dy kerkesave te lidhura organikisht me njera-tjetren shpalljen si absolutisht te pavlefshem te vendimit nr. 709 dt. 18 maj 2011 per rivleresimin e fleteve te votimit per Tiranen qe jane gjetur ne kutite e gabuara dhe se dyti shqyrtimi i ceshtjes ne themel nga ana e Gjykates. Me relatore Sashenka Jonuzaj dhe anetare Astrit Kalaja Maria Qirjazi Entela Prifti dhe Meriban Mullaj trupa e gjyqtareve merr sot ne dore nje nga ceshtjet me delikate qe sipas PS-se lidhet direkt me stabilitetin e Shqiperise.
Nga pikepamja juridike kerkese-padia e PS-se eshte ndertuar ne nje seri nenesh te Kodit Zgjedhor 17 te tille dhe 6 nene te Kodit te Procedures Administrative dhe neneve 32 e vijues te Kodit te Procedures Civile. Ne planin arsyetues ajo mund te vije si analogji dhe zgjerim i parashtreses finale qe perfaqesuesi ligjor i PS-se Genc Gjoncaj beri ne 18 maj lidhur me mbylljen e procedurave nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke nisur argumentimin ngaqe nga fakti se vendimi eshte Akt Normativ pse percakton rregullime me fuqi juridike per te gjitha KZAZ-te qe gjenden ne Bashkine e Tiranes parashikon hipoteza abstrakte dhe nuk shteron me nje akt te vetem zbatimi. Per kete arsye dhe per faktin se KQZ-ja e ka miratuar ate formalisht si nje Akt Normativ pra ne parim nen per nen dhe ne teresi PS-ja shtron si shkak pavlefshmerie edhe faktin e miratimit te tij me shumice te thjeshte qe bie ne kundershtim me Kodin Zgjedhor i cili per Aktet Normative kerkon shumice te cilesuar. Ne kerkesen e vet PS-ja e perfaqesuar ne kete ceshtje nga sekretari i eshtjeve Ligjore Fatmir Xhafaj ka shtjelluar hollesisht kete perkufizim te vetin duke dhene elemente mbeshtetes dhe fakte te shkeputura nga veprimet e KQZ-se. Me tej pjesa arsyetuese e sjell Aktin ne kundershtim me Kodin Zgjedhor neni 123 qe percakton kompetencen e KQZ-se per nxjerrjen e rezultateve nisur nga tabelat e sjella nga KZAZ-te. Me tej akoma kerkese-padia e PS-se sjell ne vemendje edhe nje fakt teknik por me peshe thelbesore ne rastin konkret pse perben nje kunderarsyetim ndaj linjes logjike te ndjekur ne Aktin e miratuar nga KQZ-ja. Sipas saj per nxjerrjen e ketij Akti kane munguar si shkaqet ligjore ashtu edhe logjike pse eshte teresisht e pabazuar qe KZAZ-ja e me pak anetare te saj te kerkojne nga KQZ-ja vleresimin e fleteve te votimit nje proces qe eshte detyre paresore e vete KZAZ-ve. Ne kete kuader vleresohet se ne Kodin Zgjedhor nuk ekziston asnje dispozite qe ti jape KQZ-se te drejten dhe kompetencen te miratoje nje akt te kesaj natyre. Ne nje plan te pergjithshem PS-ja vlereson si teresisht te paligjshem vendimin ne fjale e per pasoje e gjykon nul edhe pasojen e tij juridike qe ne rastin konkret eshte fitorja e Lulzim Bashes ne Tirane.
Rama e MajkoPertej ketij elementi qe e vendos problemin kryesor politik te Shqiperise perpara dyerve te gjykates nuk kane munguar prononcimet e selise roze e cila permes kreut te saj Edi Rama ka lene nje dritare shprese per nje gjykim te drejte. Ne keto momente i takon drejtesise te beje drejtesi te thote fjalen e vet pa pare majtas e djathtas por duke pare drejt tek Kushtetuta tek Kodi Zgjedhor tek ligjet e ketij vendi dhe mbi te gjitha tek interesat kombetare te Shqiperise. Asnjehere me acik se kaq nuk eshte shfaqur konflikti per lirine dhe te drejten e votes ne Shqiperi dhe po ashtu asnjehere me acik se kaq nuk eshte shprehur i gjithe komuniteti i miqve dhe partnereve nderkombetare te Shqiperise - tha Rama ne nje konference per shtyp. Ai ka kerkuar drejtesi nga selia e PS-se duke dhene keshtu nje sinjal qe legjitimon ne parim ate kerkese qe faktori nderkombetar ka bere ne funksion te zgjidhjes se ceshtjes ne fjale. Te njejten peshe dhe vleresim i ka dhene vendimit te sotshem te Kolegjit edhe ish-kryeministri socialist Pandeli Majko i cili nuk ka munguar te nenvizoje rolin e tij ne percaktimin e kahes politike te Shqiperise. Anetaret e Kolegjit kane nje pergjegjesi shume te madhe qe ka te beje me ligjin. Sot te gjithe ne kemi nje deshire qe te rrisim femijet ne kete vend dhe te jetojme nje jete sa me normale. Ne thjesht po presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe shpresojme qe ligji ta shprehe fjalen e vet ne menyren me te qarte te mundshme - tha Majko.