E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama shqelmoi statusin njësoj si marrëveshjen me Petro Koçin

Nga Renato Dauti
fierNga Fieri ku prezantoi kandidatët e Partisë Demokratike për këtë qark, kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se shkeli mbi interesin e shqiptarëve duke mos votuar tre ligjet njësoj si shkeli marrëveshjen me Petro Koçin.
Deklarata
Duke folur para simpatizantëve të PD-së, kryeministri Berisha renditi disa prej arritjeve të qeverisë gjatë këtyre viteve, ndërsa akuzoi kreun e opozitës Rama se bllokoi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë duke mos votuar tri ligjet. Firmosëm reforma, ia dolëm me vizat, morëm anëtarësimin në NATO dhe u propozua Shqipërinë për vend kandidat për BE. Por KE la një detyrë shtëpie, tri ligje, për të cilat me ndërgjegjësimin e tij, ishte arritur ujdia absolute. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse, kreu i opozitës, mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes të çdo shqiptari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen e Petro Koçit, shkelmoi KE, shkelmoi çdo interes të qytetarëve të Fierit. 23 qershori vjen, të gjithë sëbashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë evropiane, për statusin kandidat, hapjen e negociatave në BE , deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Kandidatët
Duke u ndalur tek kandidatët e PD-së për këtë qark, kreu i qeverisë tha se këta kandidatë do të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetarëve të Fierit. Kam nderin tu paraqes kandidatët për deputetë për këtë qark, përfaqësues të vlerave tuaja më të mira. Jam para jush për tu dhënë fjalën se këta do të jenë përfaqësuesit jo të PD, por tuajt, të çdo qytetari, interesave fisnike. Do bëjmë gjithçka tu japim përgjigjen më të mirë interesave tuaja, problemeve tuaja, u shpreh kryeministri Berisha. Lista e kandidatëve të PD-së për qarkun e Fierit kryesohet nga Sokol Olldashi, ndërkohë që pas tij renditet Mesila Doda dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Qarku i Fierit është qarku i dytë pas Tiranës për numrin e deputetëve. Nga ky qark do të dalin në zgjedhjet e 23 qershorit 16 deputetë.

Koçi: Nuk kam pasur asnjë marrëveshje me Ramën
Petro Koçi reagoi pas deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha në Fier ku akuzoi kryetarin e PS-së Rama se shkeli marrëveshjen me Petro Koçin. Në rrjetin social Facebook, Koçi shkruan se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Ramën ndërsa i kërkon kryeministrit të rrëfeje emrat e bashkëpunëtoreve të tij në 2005 ën që komplotuan për rrëzimin e socialistëve nga pushteti dhe sot janë pjesë e listave të PS! Mësoj se zoti Berisha me paska qarë hallin në fjalimin e tij pa entuziazëm në Fier duke trilluar se Edi Rama paska grisur një marrëveshje me mua për punë listash. E sqaroj fjalimbajtësin fjalëmosmbajtës se nuk kam pasur ndonjë marrëveshje me Edi Ramën për lista kandidaturash. PS nuk më ka asnjë borxh. Sigurisht që e mirëprisja përfshirjen time në përfaqësimin socialist për parlamentin e ardhshëm. Berisha bën mirë të rrëfeje emrat e bashkëpunëtoreve të tij në 2005 ën që komplotuan për rrëzimin e socialistëve nga pushteti dhe sot janë pjesë e listave të PS!, shkruan Petro Koçi.

Lista e kandidatëve të PD-së për qarkun e Fierit

1. SOKOL OLLDASHI
2. MESILA DODA
3. SHPËTIM IDRIZI
4. KOZMA DASHI
5. BEDRI MIHA
6. MYSLIM MURRIZI
7. FLORJAN DANI
8. FERDINAND MURATI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›