E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i ODIHR-it: Nuk jemi arbitër i zgjedhjeve

Nga Renato Dauti

DBA951F5-4920-43AA-B78E-0F1BFCEC4A67_w443_r1_cx2_cy4_cw97Kryesuesja e delegacionit të ODHIR, McCormak: Nuk e komentojnë situatën në KQZ
Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it ka deklaruar në mënyrë eksplicite se qëllimi i tij është të vlerësojë respektimin e standardeve në zgjedhjet e 23 qershorit dhe jo të bëjë arbitrin duke përcaktuar legjitimitetin apo jo të zgjedhjeve. Në paraqitjen e parë për mediat, drejtuesja e këtij misioni, Conny McCormack evitoi me kujdes të komentonte situatën e krijuar në Komisionin qendror të Zgjedhjeve pavarësisht se tha se e kishte të qartë gjendjen
Deklarata
McCormak u shpreh se roli i ODHIR konsiston vetëm në një vlerësim të zgjedhjeve dhe jo ndërhyrje në procesin zgjedhor. Për tiu referuar arbitrit të zgjedhjeve, roli ynë në Shqipëri është të bëjmë një vlerësim të zgjedhjeve, sipas standardeve kombëtare apo ndërkombëtare. Nëse janë zgjedhje shqiptare, është në dorë të shqiptarëve të përcaktojnë këto zgjedhje. ODIHR është ftuar në Shqipëri për të bërë misionin e vëzhguesit dhe do bëjë këtë rol, tha McCormak. Sipas saj, gjatë gjithë karrierës së saj në ODIHR nuk ka parë askund të realizohen zgjedhje perfekte. Zgjedhje perfekte ende nuk kam parë se zgjedhjet i bëjnë njerëzit dhe sa kohë ka elementë njerëzorë në këtë proces, ka tendenca gabimi. Gjëja më e rëndësishme është që procesi të jetë i hapur dhe transparent. Dhe fakti që duhen ruajtur standartet ndërkombëtare në këtë proces. Sigurisht ka dhe aspekte të tjera në këtë proces, fakti që janë ftuar vëzhgues ndërkombëtarë është një fillim shumë i mirë. Kam qenë e përfshirë në zgjedhje dhe në SHBA e vende të tjera dhe niveli i transparencës nuk është se ka qenë shumë i mirë, deklaroi drejtuesja e delegacionit të ODHIR, McCormak.
KQZ
Në daljen e parë për mediat shqiptare, delegacioni i ODHIR nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë në lidhje me situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nuk e komentojnë situatën në KQZ. Vërtet sapo kemi nisur nga puna dhe kam qenë dhe në vende ku KQZ është krijuar vetëm pak ditë para zgjedhjeve dhe kanë qenë komisione që janë mbushur me elementë kontroversë dhe për momentin nuk do bëjmë komente, u shpreh McCormak. Ekipi i ODHIR do të qëndrojë në Tiranë deri në mes të muajit Korrik, ndërkohë që raportin e saj, ky ekip do ta bëjë publik pesë javë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Në datën 23 qershor, ditën e zgjedhjeve, ODHIR do të ketë në terren 430 vëzhgues në të gjithë vendin.

Delegacioni i ODHIR takime me Bumçin dhe Lleshin
Në ditën e parë të nisjes zyrtarë të misionit të saj në Shqipëri delegacioni i OSBE-ODHIR zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi. Gjatë këtij takimi, ministri Bumçi shprehu vlerësimin e tij për rolin që kanë vëzhguesit e ODHIR ndërsa theksoi marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe OSBE-ODHIR. Ndërsa kryesuesja e delegacionit, McCornack, nga ana e saj bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it që do të monitorojnë zgjedhjet e 23 qershorit. Pas takimit me ministrin e Jashtëm, delegacioni i ODHIR është pritur edhe nga kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Delegacionit dhe analisteve zgjedhor me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të fillimit të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›