Berisha: Rama t pranoj ofertn e mazhorancs

Kreu i qeverisë ka vlerësuar takimin e Sarajevës, duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
“E ftoj zotin Rama që me realizëm dhe vështrim realist në interesat më të mira të partisë që përfaqëson të mos refuzojë paketën e ofertës së mazhorancës e cila udhëhiqet fund e krye në respektimin e palëkundur për opozitën, rolin dhe bashkëpunimin me të. Në këtë ofertë konstatohet se kjo mazhorancë nuk ka asnjë detyrim ligjor, por e bën në respektin më të madh për opozitën, shoqërinë dhe vendin”, është shprehur Berisha për gazetarët.
“Vlerësoj samitin e Sarajevës për mbështetjen e hyrjes së Ballkanit në BE. Gjithashtu falenderoj edhe për angazhimin e ndërkombëtarëve për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. është një rikonfirmim i frymës së samitit të 10 viteve më parë, është dëshmi e vendosmërisë së vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur fuqishëm vendet tona në proçesin e integrimit. Duhet të falenderoj me shumë mirënjohje presidencën spanjolle, të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së të cilët me deklaratën që miratuan i kanë dhënë një mbështetje të madhe shndërrimit në realitet të ëndrrës më të bukur të qytetarëve tanë, ëndrrës evropiane”, theksoi kryeministri.
“Mbështetja që iu dha vendimit të komisionit për heqjen e vizave ishte mesazhi më i shkëlqyer që kancelaritë u japin shqiptarëve nëpërmjet ministrave të tyre të Jashtëm”, shtoi kreu i qeverisë.