E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama taksë progresive kundër biznesmenëve

Berisha shtoi se ai nuk e kishte përmendur asnjëherë këtë taksë, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

“Rama këtë problemin e kësaj taksës progresiste e ka me biznesmenët e tij pasi ata nuk e sponsorizojnë më që kur u largua nga bashkia. Nuk i japin më asnjë kacidhe për partine, sepse nuk ka më leje ndërtimi duke bllokuar lejet e të tjerëve. Deri dje nuk e shqiptoi taksën progresiste dhe nuk pati ai ndonjë projekt për bashkinë”, tha Berisha.

“Unë ju garantoj që zoti Rama taksën progresive e ka për grupin e biznesmenëve të tij, që nuk e sponsorizojnë më që kur iku nga bashkia. Edhe drekat që shtron, nuk i afrohen më as Fideli e as të tjerë, nuk i japin më asnjë kacidhe, se s’ka më leje duke bllokuar lejet e tjera”, shtoi ai. /Start/

Berisha: Kualifikime të thella arsimtarëve

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha u ndal gjatë në reformën e arsimit parauniversitar, duke theksuar se do të ketë kualifikime të thelluara për të gjithë mësuesit. Ai tha se do të ketë reforma të gjithanshme në fushën e arsimit.

“Duhet të vendosim format më të përshtatshme të kualifikimit të tyre. Ministria e Arsimit duhet të bëjë një plan veprimi për reformën në përgatitjen e mësuesve, trajnimin e tyre, e cila do të ketë qëllim kryesor rritjen e nivelit profesional të atyre që ne pas prindërve, në një far mënyre janë njerëzit më të rëndësishëm për të gjithë nxënësit e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri.

Ai gjithashtu tha se do të ketë vëmendje të veçantë për lëndët ekzakte, duke nënvizuar se do të ketë bursa për studentët më të mirë të Matematikës dhe se kësaj lënde duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë. /Start/

                                                                                             2012-01-18 12:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›