Korçë, shumë familje për pak banesa

Familjet përfituese do të përzgjidhen nga Këshilli Bashkiak i Qytetit. Përfituese nga kjo përzgjedhje do të jenë familjet me të ardhura të pakta, si dhe familjet që kanë të ardhura minimale deri në 17.000 lekë, dhe të ardhura maksimale deri në 60 mijë lekë.
Të drejtën për të fituar një banesë sociale me qira e kanë ato familje që nuk kanë përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992, si dhe familjet që kanë një hapësirë banimi nën normat minimale të përcaktuara. Burime zyrtare pranë zyrës së Strehimit në Bashkinë e Korçës, bëjnë të ditur se,”kriteri bazë për të përfituar banesën sociale me qira mbetet sigurimi i të ardhurave, i parashikuar nga ligji, pasi përfituesve u duhet të paguajnë qiranë mujore".
Nëse përfitimi për këto familje do të jetë një garsoniere, atyre u duhet të paguajnë çdo muaj një qira prej 4.450 lekë, ndërkohë që për një apartament 1 dhomë e 1 kuzhinë, ata duhet të paguajnë 7.000 lekë dhe për 2 dhoma e 1 kuzhinë, duhet të paguajnë 9.125 lekë./Start/
2012-01-18 12:01