E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta “sfidon” Ramën: Ballafaqim publik

Nëse Rama do transparencë, shtoi Meta, le të ballafaqohet publikisht.

“Nëse Edi do transparencë dhe vërtet është i interesuar të ballafaqohet para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve lidhur me atë që ai e quan "vdekja e drejtësisë" dhe "presione ndaj gjykatave, prokurorisë dhe SHISH" unë e ftoj, "që duke filluar nga sot dhe ku të dëshirojë, edhe në emisionin "Fiks Fare", të dalim para shqiptarëve dhe ai (Rama) të ketë orë sa të dojë në dispozicion për të dhënë prova e fakte, për të dhënë video, audio, letra e dokumenta për kapjen që mund t'i jetë bërë gjykatës, prokurorisë nga qeveria dhe kryeministri, dhe akoma më tepër nga Ilir Meta për rastin konkret të vendimit të Gjykatës së Lartë", u shpreh Meta.

 "Unë video origjinale nuk kam, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm, Braho, ka diçka, e cila do të ishte tepër pozitive për hir të transparencës që ka Edi si apel. Por ai si prokuror i përhershëm, që nuk ka nevojë të paguhet, ka ditë që kërkon znj. Rama ta ndihmojë në këtë drejtim", shtoi gjithashtu. /Start/

                                                                                             2012-01-18 15:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›