E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të bëjë debat me Metën, se kush do jetë lideri

berisha ne kukesGjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkodër kryeministri Berisha tha se nuk do të zhvillojë debat televiziv me kreun e PS-së, Edi Rama. Sipas kryeministrit, Rama duhet të bëjë debat me Metën për të vendosur kush do jetë lideri i së majtës. Me cilin të bëj debat unë, ti marr të dy përnjëherë. Fatkeqësia më e madhe e asaj partie është kjo, ata nuk kanë lider. Deputetëve çdo gjë u dukej zoti Rama, por lider jo. Nuk mund të jetë lider ai që çon nga disfata në disfatë. Çdo nismë që merr ai e merr për të dështuar. Nuk thotë ai tjetri që unë nuk jam kandidat për kryeministër në hije. Ky thotë përcakton Kushtetuta. Po kur je parti e dytë dhe në distancë si mund të konsiderosh ti, ndaj le të bëjnë debat njëri me tjetrin, debat që mesa duket do ta kenë të gjatë se do rrinë gjatë në opozitë të dy, tha kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek situata në KQZ, kryeministri tha se ngërçin në këtë institucion e krijoi Rama për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve. KQZ është një krijim i Edi Ramës, i cili pasi e krijoi vetë këtë, u tha diplomatëve të huaj se po humba unë nuk i njoh zgjedhjet. A u shqetësova unë? Jo. Ky e ka gjenetike alergjinë nga vota. Në 2009-ën i njohu zgjedhjet ky? Jo. Detyra e mazhorancës është të procedojë me zgjedhje me standarde më të larta, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë tha se mazhoranxa është e gatshme të votojë kandidaturat e sjella nga opozita për vendet e lëna bosh në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›