Berisha: Rama të lejojë mjekët të vizitojnë grevistët

Kreu i qeverisë, Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp.
Duke folur për grevën e opozitës, Berisha garantoi shqiptarët se qeveria do respektojë dhe garantojë lirinë dhe të drejtat kushtetuese, përfshi protestimin. "Për sa kohë grevistët do rrinë në grevë, do respektohet. Kjo mërzit qytetarët dhe trafikun e Tiranës. Kjo është në kundërshtim me ligjin, por për këtë të përgjigjen ata që kanë marrë vendimin për të ngirtur kampin e ngujimit në aortën e Tiranës.
Ai i ka bërë apel kreut të PS-së Rama që të lejojë ekipet shëndetësore zyrtare të kontrollojë grevistët. "Edhe ata që lëndojnë edhe ata që këndojnë duhet të mjekohen", u shpreh ai.
Sa i përket takimit vjetor të BERZH, Berisha tha se në samit deklaroi se Shqipëria ndjeu pasojat e krizës financiare. "Por këtë vit ka një rritje me 140% të eksporteve. Në këtë rritje, 45% e saj i detyrohet energjisë, por mbi 90% ështe e palidhur me energjinë, tha ai.
Kryeministri tha se në një kohë kur vendet e tjera njoftonin për rënie të ekonomisë, ai deklaroi se qeveria shqiptare do të vijojë rritjen e pagave e pensioneve.
"Ora News" po transmeton direkt konferencën.