Probleme në porte nga moti i keq

Moti i keq ka shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve lundruese në portet e Vlorës dhe Durrësit.
Në Vlorë, moti i keq dhe me furtuna ka shkaktuar probleme, ndërsa ka paralizuar qarkullimin detar në det. Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale në qytet, ndërsa një pjese të qytetit i mungon energjia elektrike.
Kapiteneria e portit të Vlorës ka urdhëruar që asnjë anije të mos lejohet të dalë në det, ndërsa tragetet pritet të nisen me vonesë.
Probleme ka dhe në portin e Durrësit. Moti i keq dhe deti me dallgë deri në 8 ballë ka detyruar kapitenerinë e portit të urdhërojë që asnjë anije të mos dalë në det.