E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama t'i kërkojë ndjesë intelektualëve

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së i ka kërkuar kreut të PS-së, Edi Rama t'i kërkojë ndjesë elitës së kombit pasi i ka vënë epitete të padenja intelektualëve . Berisha deklaroi se Rama po përçmon elitën e kombit. "Elita është pasuria kombëtare . Por Rama po e fyen elitën. Elita po sulmohet nga baza klasore totalitare", tha Berisha.
Kreu i qeverisë ka falenderuar të gjithë intelektualët për mbështetjen.
Një grup intelektualësh i kanë dërguar letër kreut të PS-së, Rama duke i kërkuar të ndërpresë grevën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›