Euro në minimumin e katër viteve

Euroja sot ka rënë në vlerën më të ulët në katër vitet e kaluara, nga dyshimet për fuqinë ekonomike të eurozonës.
Një euro u shkëmbye për 1,2237 dollarë amerikanë, pavarësisht shumave të mëdha që janë caktuar nga shtetet e eurozonës për mbështetjen e valutës së përbashkët.
Analistët thonë se rënia e euros kërcënon të pengojë rritjen ekonomike në vendet e eurozonës.