E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama tregon vetëm Shqipërinë gënjeshtër, që ekziston vetëm në mendjen e tij

Kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme ka përuruar rikonstruksionin e rrugës Shën Vlash Kryqëzimi Fllakë Katundi i Ri.

Në fjalën e tij të mbajtur përpara banorëve të kësaj zone Kryeministri Berisha është shprehur:

Së bashku po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja. Unë jam krenar se 4 vitet që kemi lënë pas kanë qenë vitet e ndryshimit. 4 vitet e fundit kanë qenë vitet e ndërtimit të rrugëve e shkollave në gjithë vendin. Në mbarë vendin kemi ndërtuar qindra ujësjellës e kanalizime të ujrave të pijshëm. Përpara 10-ditësh Këshilli Evropian deklaroi se në Shqipëri nuk ka patur rritje të papunësisë. Ne jo vetëm kemi shpëtuar mijëra vende pune por ja kemi dalë të ndërtojmë mijëra vende pune të reja. Institucionet më serioze të botës deklarojnë se Shqipëria i rezistoi krizës dhe ruajti rritjen ekonomike, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij kryeministri ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste edhe për bllokimin që ai i ka bërë proçesit të integrimit duke mos votuar tre ligjet.

Rama sot ka derdhur lot krokodili për pensionet e emigrantëve. Çeështja e pensioneve të emigrantëve zgjidhet me marrjen e statusit të vendit kandidat. Në tetor 2012 KE rekomandoi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë me kusht që të votoheshin 3 ligjet në parlamentin shqiptar. Nga tetori deri më sot me qëndrimin e tij ekstremist Rama nuk ka pranuar v

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›