Berisha Rama tu kerkoje falje shqiptareve per vizat
Kryeministri Berisha ka akuzuar serish opoziten se ka penguar liberalizimin e vizave per Shqiperine. Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se kryeministri Berisha theksoi se opozita me nje shpirtkazem beri gjithcka per te penguar heqjen e vizave per shqiptaret. Sipas tij kreu i PS-se Rama duhet ti kerkoje falje shqiptareve per pengesat qe ka ngritur per te mos u liberalizuar vizat.
Rama ka bere propagande per nje akt madhor per jeten e shqiptareve theskoi Berisha duke theksuar se ai eshte angazhuar kunder interesit jetik te qytetareve.
Sipas tij opozita po perpiqet te krijoje konfuzion tek qytetaret per te levizur lirshem ne Europe prandaj cdo deputet duhet te takohet me cdo zgjedhes per ti sqaruar te gjitha kriteret per te levizur lirshem.
Nderkohe duke iu referuar protestave te vendoreve socialiste perpara parlamentit kryeministri Berisha theksoi se ishte Rama i cili i detyroi keta te fundit te protestojne pasi fondet per bashkite jane trefishuar. Sipas tij Rama i shperdoron fondet e bashkise per rrogat e punonjesve te bashkise dhe keto protesta sipas tij ishin per rrogetaret dhe jo per qytetaret.