KQZ rritet paqartesia per fletet e votimit

Duke qene se pretendimi i deritanishem i saj ka diktuar konservimin tej afateve te kutive te materialeve zgjedhore dhe atyre te fleteve te votimit eshte e pritshme qe ndryshimi i qendrimit te lere te hapur mundesine e rishikimit te vendimeve te marra deri me tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ky i fundit ne mbledhjen e fundit te zhvilluar per kete ceshtje ka vendosur shtyrjen pa afat te diskutimit per kutite asgjesimin e fleteve te votimit dhe arkivimin e materialit zgjedhor.
Ky akt ne vetvete minimalisht ka cuar ne nje ripercaktim buxhetor per zgjedhjet e ardhshme me nje rritje te pakten 600 milione lekesh shtese sa eshte edhe cmimi per blerjen e kutive te reja.
Lidhur me kete problem burime nga qeveria bejne te ditur se Kryeministri ka dhene ne rruge verbale garanci per zhvillimin normal te zgjedhjeve pavaresisht se cili do te jete fati i kutive te fleteve te votimit.
D.m.th. ne pikepamje financiare procesi politik qe eshte qenderzuar teorikisht rreth hetimit te zgjedhjeve nuk pengon zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme lokale.
Megjithate ndryshimi i bere befas nga selia roze duket se krijon mundesi per menaxhim me te mire te fondeve per sa kohe qe duke u nisur nga deklaratat e Edi Rames ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste eshte dhene miratimi per asgjesimin e fleteve te votimit.
Kjo situate ka krijuar disa paqartesi ne KQZ e cila do te duhet te mblidhet serish per te rishikuar vendimin e fundit.