Tirane nisin festimet per Kurban Bajramin

Festimet qe i takojne kesaj dite shenojne flijimin dhe sakrificen e njeriut ne emer te besimit te Zotit dhe ne emer te dashurise per njeriun.
Ajo perben festen e madhe te meshires te faljes mirekuptimit miresise vllazerimit dhe paqes. Mijera vjet me pare profeti Ibrahim ishte i gatshem te sakrifikonte djalin e tij ne emer te besimit ndaj Zotit.
Me mesazhin e besimit ndaj Zotit dhe dashurise ndaj njeriut drejtuesit fetare te komunitetit mysliman shqiptar kane drejtuar faljen e namazit te kesaj dite.
Ne Tirane me mijera besimtare jane mbledhur ne bulevardin Deshmoret e Kombit per te kryer ritet e kesaj dite shume te rendesishme ne kalendarin islam.
Riti i faljes se Bajramit te madh konsiston ne dy momente e para eshte lutja nepermjet te ciles shprehet adhurimi per Zotin dhe me pas vjen predikimi.
Kjo feste eshte kthyer tashme ne tradite ne Shqiperi dhe per shkak te tolerances se njohur fetare eshte edhe nje feste zyrtare e cila perfshin edhe komunitetet e tjera fetare. Me rastin e kesaj dite Top Channel uron gjithe besimtaret myslimane shqiptare.