E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama urdheroi voten kunder Rruges se Elbasanit

Fushata Kryeministri prezanton serish kandidatin per kryetar

Kryeministri Sali Berisha ka realizuar serish nje tjeter takim ne Qarkun e Elbasanit. Kete radhe Berisha eshte ndalur ne lagjen Skenderbej ose ne vendin e quajtur Fushmbret per te kerkuar voten e qytetareve per kandidatin Durim Hushi. Sipas tij nese ne krye te Bashkise se Elbasanit vjen Durim Hushi atehere e ardhmja e qytetareve do te ndryshoje. Gjate fjales se tij kreu i qeverise paraqiti platforme 4-vjecare per Elbasanin dhe eshte shprehur se ne kete hark kohor do te ndertohen shume rruge shkolla kanalizime dhe Elbasani do te kete parkun e tij industrial. Kater vitet qe do te vijne te shumefishojme investimet ne kete qytet te mrekullueshem. Brenda disa ditesh inaugurojme fillimin e rruges te autostrades Tirane-Elbasan. Ne Elbasan kater vite qe shkuan ne kemi ndertuar 400 kilometra rruge por ju garantoj se gjate viteve qe vijne do te ndertojme rruge te tjera cdo shkolle kanalizime qendra shendetesore per nje Elbasan te zhvilluar. Alternativa jone eshte alternativa qe ju ka epiqender juve rruget tuaja shkollat per femijet ujesjelles kanalizime punesimin tuaj. Ne te kater anet infrastruktura po ndryshon me shpejtesi ne nuk do leme zone turistike te Gjinarit dhe Fushe-Studenit pa e bere disponibel per ju - ka premtuar Kryeministri. Nder te tjera Berisha ka premtuar se Elbasani do te kete by-pasin e tij unazen e cila do ti ndryshoje frymemarrjen qytetit. Por edhe nga qyteti i Elbasanit ai nuk la pa hedhur akuza ndaj Edi Rames duke thene se Rama deshironte 100 here qe rruga me tunel Elbasan-Tirane te mos ndertohej se sa te ndertohej nga qeveria aktuale. Gjithashtu ai u ka kerkuar votuesve qe te ndeshkojne opoziten sepse sipas tij Rama ka dhene urdher qe deputetet e Partise Socialiste te mos votojne buxhetin e kesaj rruge kaq te rendesishme per qytetaret elbasanas e me gjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›