Asllani Do te vendos lidhjet e shkaterruara me Bashkine e Tiranes
Partia Socialiste dhe koalicioni Aleanca per te ardhmen kane zgjedhur Naim Asllanin si kandidat per drejtimin e minibashkise 11 ne Laprake. Ne kete kandidim te pare Asllani kerkon voten e fqinjeve te tij per ti qeverisur.
Pse keni vendosur te kandidoni ne Laprake zone kjo e njohur si tradicionalisht e djathte
Keni te drejte kur e shtroni problemin e kahjes politike por ne fund te fundit njerezit maten me veshtiresite. Per hir te se vertetes me duhet te pohoj se e di se Lapraka ka qene nje njesi vendore qe ka votuar djathtas por kjo nuk eshte nje gjendje e panjohur per mua. Une jam banor i kahershem i kesaj njesie vendore dhe per rrjedhoje nuk jam i panjohur as me gjendjen dhe as nga komuniteti. Jam edhe kryetar i Partise Socialiste. Kjo detyre me ka krijuar mundesine ta shkel njesine vendore cep me cep. Kudo ku kam shkuar kam kontaktuar jo vetem me anetaret e Partise Socialiste por edhe me simpatizante te pavendosur ne bindjet e tyre pse jo edhe me kundershtare politike. Pra kam nje njohje te gjere per te gjitha komunitetet e ngulmuara ketu per nivelin e perfaqesimit te tyre psikologjine e botekuptimet e tyre nevojat e interesat. Perpos detyres se kryetarit te PS kam qene edhe kryetar i grupit te keshilltareve socialiste ne keshillin bashkiak. Nga ky pozicion jam njohur me te gjitha nevojat e komunitetit anembane minibashkise 11. Nga ky pozicion me eshte mundesuar njohja me shume anetare e simpatizante te PD. Jo vetem kaq. Analizat dhe debatet ne keshillin bashkiak te Laprakes me kane miqesuar me shume prej tyre sepse debatet e mia me kryetarin ne ikje Haki Mustafa dhe keshilltaret e PD nuk kane qene per interesa vetjake por per ti nxitur ata te zbatojne ato premtime qe u kane dhene votuesve e me ane te te cilave u kane marre votat. Tashme edhe neper familjet mbeshtetese te PD dihet qendrimi yne pro zbatimit te angazhimeve te marra. Dihet edhe per forcen e argumentit tone ne dobi te zbatimit te angazhimeve te tyre ashtu sic dihet se forca e shumices ka vendosur kunder interesave te komunitetit. Per rrjedhoje punet kane mbetur mes rruges. Ka edhe nje te vertete tjeter qe banoret e Laprakes e dine. Kjo eshte perpjekja e madhe qe kemi bere per vendosjen e urave te bashkepunimit te njesise vendore me Bashkine e Tiranes. Haki Mustafa degjoi Sali Berishen dhe i shkaterroi te gjitha urat e bashkepunimit.
Cili eshte programi juaj per zhvillimin e zones
Ju me pyesni cili eshte programi. Shkurtimisht do tu thosha se programi im permban ato gjera qe u nevojiten njerezve ato gjera qe PD-istet ia kane premtuar komunitetit e nuk ua kane realizuar. Nese do te flisja me ne imtesi do ta ndaja programin ne dy pjese. Kam programuar detyra qe do ti realizoj ne shkalle minibashkie dhe detyra konkrete per cdo lagje me vete. Me e rendesishmja eshte se ne kontakte me njerezit detyrat ua kam dhene te shkruara me qellim qe pas kater vjetesh ta shohim njeri-tjetrin ne sy.
Nuk jam zotuar per efekt vote sic bejne PD-istet por per tu zgjidhur shqetesimet e nevojat njerezve. Shkurt Me kete program qe natyrisht qe do ta ve ne zbatim kesaj radhe ua kerkoj voten zgjedhesve dhe heren tjeter do te ma japin vete mua e Edi Rames se vota e tyre te ne u sjell ndryshimin dhe permiresimin e jeteses. Nese do me pyesje me imtesisht une do tu rendisja si detyra te programuara reformimin e administrates arritjen e nje bashkepunimi te plote dhe efektiv me te gjithe keshilltaret bashkiake te njesise vendosjen e urave te qendrueshme te bashkepunimit me Bashkine e Tiranes per te thithur edhe prej saj fonde per zgjidhje nga me te ndryshmet vendosjen e kontakteve me investitoret permiresimin teresor te infrastruktures se Laprakes mjediset fizkulturore bashke me kinemane do ti sherbeje objektivit tjeter qe kam per tiu kthyer tradites se mire qe ka pas Lapraka ne jeten fizkulturoro-artistike prioritet do jete sistemimi perfundimtar i tregjeve duke ngritur minitregje per te cilat Lapraka edhe kategori sociale e familje ne nevoje per ndihme. Per rrjedhoje te kesaj permiresimi dhe rritja e perfshirjes ne skemen e perkrahjes sociale dhe ndihmes ekonomike per shtresat ne nevoje invalidet paraplegjiket e tetraplegjiket romet etj. mbetet prioritet i vazhdueshem per tua cuar atyre qe e meritojne realisht kete ndihme dhe per te rritur vleren e saj.
Cila eshte puna e pare ose projekti i pare qe do te realizoni nese konfirmoheni si kryetar njesie ne kete zone
Natyrisht ju mundoheni te ma kufizoni pergjigjen dhe une do te thoja se puna e pare do te jete reformimin e administrates. Reformimi do te behet duke vleresuar profesionalizmin por gjithnje duke siguruar perfaqesimin komunitar territorial e gjinor. Synimi eshte qe administrata tiu sherbeje maksimalisht njerezve. Absolutisht nuk do te kete lufte politike por nje perzgjedhje qe tiu pergjigjet detyrave te programuara nje administrate efektive e dinamike qe i trajton te gjithe qytetaret njesoj nje ekip qe e vlereson veten si sherbetor te popullit e i rri ne kembe atij per ti ofruar te gjitha sherbimet e nevojshme ligjore nje administrate ku asnje qytetar te mos e shohe veten te perjashtuar. Paresore do te jete edhe vendosja e urave te bashkepunimit me Bashkine e Tiranes dhe Edi Ramen qe gjithashtu do te jete kryetari i saj. Jashte vemendjes paresore do jete edhe terheqja e investitoreve te huaj e vendas per te perfituar sa me shume investime. Kontaktet me zgjedhesit do te japin ndihmesen e duhur per te percaktuar edhe perparesite se mendimi i tyre eshte kryesore.
Cili eshte mendimi juaj per kandidatin kundershtar
Nuk me pelqen te flas per Haki Mustafen por meqenese ju e kerkoni edhe une po ua jap nje pergjigje. Ajo qe mund te them shkurtimisht eshte se Haki Mustafa nuk ka sy e faqe te perballet me njerezit kur i ka genjyer e mashtruar disa here. Kaq. Por seshte vetem kjo. Lapraksit kur kane pasur nevoje per ndihmen e minibashkise nuk kane pasur perpara ate votekerkuesin lypsar por njeriun prepotent e indiferent e kjo i ka merzitur njerezit. Ashtu si i ka deshperuar qendrimi kundershtues i ndihmes e bashkepunimit me Bashkine e Tiranes. Kushdo e di se ne 2011-n nuk eshte me Haki Mustafa i mandatit te pare. Mandat pas mandati ka premtuar e nuk ka realizuar. Hapesira e kesaj interviste nuk me lejon ti rendis nje e nga nje premtimet e parealizuara. Pra deshtimi eshte disfavor. Rival i forte nuk eshte ai qe thote vete se jam i forte por ai qe ua ka fituar mendjet e zemrat njerezve. I forte je kur ke pas njerezit e njerezit Haki Mustafa i ka humbur i ka larguar me qendrimet e tij te ngurta me trajtimin e diferencuar etj. Shkurt ai eshte nje kryetar ne ikje jo vetem se ka mashtruar njerezit por edhe se eshte nje ushtar i bindur deri ne perunjesi i Sali Berishes.